Rrëzohet nga çatia derisa ishte duke punuar, dërgohet në gjendje të rëndë në Spitalin e Prizrenit
Një person i gjinisë mashkullore është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit, pasi ka rënë nga çatia teksa po punonte.
Rasti është hapur në polici si “lëndim i rëndë aksidental”.
“LËNDIM I RËNDË AKSIDENTAL /Prizren 29.06.2022-17:00. Viktima mashkull kosovar, është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në një çati është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet nw raportin e Policisë.