Rritet çmimi i armaturës në shifra rekorde, ja sa po kushton kilogrami tani!

Çmimi bazik i armaturës në tregun e ndërtimit vendor po vazhdon të këtë ngritje të vazhdueshme.

Nga 0.95 cent për kilogramë aktualisht armatura nga disa kompani po shitet në 1.30 euro.

Konsumatorët kanë nisur të ankuohen për këtë ngritje të pakontrolluar të çmimeve jo vetëm të armaturës por edhe të disa produkteve dhe materialeve ndërtimore.

Mekanizmat shtetërore duket të mos kenë dal ende në terren për të kontrolluar këtë ngritje të çmimeve, ani pse në berzen ndërkombëtare çmimi i hekurit herë pas here ka ulje-ngritje, ndërsa në tregun formal ajo vazhdon të shitet me çmim të lartë në Kosovë.

“Po abuzojnë masivisht jo vetëm me çmimin e armaturës por edhe me çdo lloj materiali tjetër të ndërtimit. Kompanitë distribuese po i shesin materialet me çmime të larta”, tha një konsumator për Ndërtimi.info.

“Kosova nuk paraqet një vend me intensitet të lartë kapital që do të mund të mbuloheshin mangësitë ndërsektoriale për gjatë krizave sikurse këto aktuale: pandemia dhe lufta në Ukrainë. Në këto rrethana si koncept mbrojtja e konsumatorit ka rëndësi të veçantë, por ajo duhet konsideruar në rend të parë asi kategori ekonomike, e jo si diçka morale apo e drejtë njerëzore. Një mbrojtje e tillë e konsumatorit nga abuzimet me rritjen e çmimeve asocon në forcimin e ekonomie përmes imponimit në mënyrë të një konkurrence të drejtë në tregun vendor. Kur ka konkurrencë të drejtë, natyrshëm vjen në shprehje ngritja e cilësisë së ofertës të produkteve dhe shërbimeve”, deklaroi Nijazi Shala udhëheqës i departamentit për mbrojtjen e konsumatorëve në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Rritja e çmimeve ka prekur shumë edhe sektorin e ndërtimit.

Ky shtrenjtim ka ndikuar që shumë kompani të ndalin punën, e disa të tjera janë në pritje që ta ndalin, pasi me këtë çmim të metalit thonë se nuk ka llogari të punohet, shkruan gazeta JepiZë.

Disa ndërtues kanë thënë për gazetën se tregu ka pësuar aq lëvizje, sa të gjitha çmimet kanë ndryshuar.

Situata bëhet edhe më e vështirë, sipas tyre, pasi punët kontraktuale janë aranzhuar me çmime të vjetra, ndërsa me këtë ngritje nuk mund të përfundohen sipas atyre marrëveshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *