AUV ndalon importin e shpezëve të gjalla nga zona e prekur me gripin H5N8 në Shqipëri

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim për masat e ndalesës së importit të shpezëve të gjalla nga zona që është konfirmuar gripi H5N8 në Shqipëri.

Përmes një komunikate për media, AUV bën me dije se janë angazhuar angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se sëmundjes në Kosovë.

Ndër të tjera, në komunikatë thuhet se është ngritur kontrolli veterinarë kufitar në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë.

Njoftimi i plotë:

Duke u bazuar në raportin e OIE ( Organizata Ndërkombëtare për Epizooti ) me numër reference D381-1-1-22, për lajmërimin e paraqitjes se sëmundjes Gripi i Shpezëve- Avian Influenza tipi H5N8 në zonën e Durrësit Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 21.03.2022 nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr.03/205/22, Për masat e ndalesës se importit të shpezëve të gjalla nga zona qe është konfirmuar prezenca e sëmundjes. Vendimi është nxjerrë bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë dhe udhëzimin administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”. Bazuar në vlerësim të situatës epizootiologjike paraqitjes se disa rasteve në shtetin fqinjë.

Jemi në kontakte të vazhdueshëm me autoritetin e veterinarisë se Shqipërisë, për shkëmbim informatash lidhur incidencën e mundësisë se përhapjes se sëmundjes. Si autoritet me i lartë i veterinarisë në Republikën e Kosovës, me të gjitha kapacitete jemi të angazhuar për ndërmarrjen e veprimeve parandaluese të përhapjes se sëmundjes në vendin tonë. Kontrolli veterinarë kufitar ngritët në nivel të mbikëqyrjes se detajuar të importeve të ngarkesave me shpezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *