Së shpejti pritet të bëhet fomimi i listave për pacientë në Prizren
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, drejtori i QKMF në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, njofton se ky institucion shëndetësor në bashkëpunim me Ministrinë dhe Drejtorinë e Shëndetësisë në Prizren, pritet të bëjnë formimin e listave për pacientë në këtë komunë, që mundëson zgjedhjen e mjekut familjar në zonën ku jetojnë qytetarët.
Postimi i plotë:
Formohen listat për pacient
Për herë të parë ne Kosovë MSh në bashkëpunim me DKSH dhe QKMF -Prizren do të ju mundësoj çdo banori të komunes sonë përzgjedhjen e mjekut familjar në zonën ku ai jeton.
BAZA LIGJORE
Çdo qytetarë dhe banorë me vështërsi shëndetësore është i obliguar të lajmërohet fillimisht te mjeku në prejashtim të rasteve emergjente.
Prej çdo qytetari dhe banori do të kerkohet të percaktohet për një mjek familjar .Çdo qytetar dhe banor ka të drejtë të përzgjedh mjekun familjar në komunën ku jeton ,brenda zonës së përfshirjes, të percaktuar nga komuna dhe ka të drejtë ta ndërroj atë.
Qytetari apo banori ka të drejtë që të konsultohet dhe të trajtohet nga mjeku, të cilin e zgjedh vetë ,me pëlqimin e institucionit shendetësor, brenda kufijve të përcaktuar me ligj dhe rregullat operative të institucionit. (Ligji Nr.2004/38 për të drejtat dhe pergjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor Neni 5).