Sekuestrohen dy armë zjarri në Lubizhdë të Prizrenit

Policia në Prizren gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar dy armë zjarri në Lubizhdë të Prizrenit.

Më datën 30.05.2023, policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren, gjatë ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore (këqyrja e vendit të ngjarjes) në një rast “Vjedhje e Rende “ në fshatin Lubizhdë, Prizren, në shtëpinë e tij, një të dyshuarit i janë gjetur në posedim dy armë zjarri pa leje adekuate nga organet kompetente.

Armët janë gjatë nën kulmin e shtëpisë së të dyshuarit, më pas janë sekuestruar në cilësinë e dëshmisë materiale.
Në këtë janë sekuestruar 1 (një ) pushkë gjysmë automatike dhe një një pistoletë ngjyrë e zezë dhe njëzet e dy fishekë të kalibrave të ndryshme.

I dyshuari shoqërua në polici për intervistim lidhur me rastin.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit ,me vendim të cilit rasti procedohet i rregullt.
Rasti do të trajtohet nga hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri, thuhet në njoftimin e Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *