Shaqir Totaj: Argumentet për keqqeverisje në komunen e Prizrenit sa vijnë e shtohen
Shaqir Totaj, kryetar i degës së PDK-së në Prizren, publikon një përgjigje skandaloze të drejtorisë së Arsimit, përmes së cilës DKA thotë se nuk disponon dokumente për ushtruesit e detyrës së drejtorit…
Reagimi i plotë:
Argumentet për keqqeverisje në komunen e Prizrenit sa vijnë e shtohen.
Përmes të drejtës ligjore për qasje në dokumente zyrtare ne kërkojmë vendimet për emnime të ushtruesëve të detyrës së drejtorit në shkollat respektive.
DKA në Prizren na informon se nuk i disponon ato dokumente !!!
Kush i emnon ushtruesit e detyrës së drejtorit dhe si është e mundur që DKA mos ti ket këto vendime ?
Kush qeveris në Prizren ?
Me cka merret DKA ?
Kah po shkon arsimi në Prizren ?
Janë vetëm disa nga pyetjet pa pergjigje si dëshmi e qeverisjes arrogante të VV dhe kryetarit Haskuka në komunen e Prizrenit.