Shaqir Totaj bisedon me OJQ-të lokale, zotohet për llogaridhënie dhe transparancë

Shaqir Totaj sot gjatë ditës ka takuar përfaqësues nga shoqëria civile në Prizren, me të cilët ka zhvilluar një bisedë konstruktive dhe është zotuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me ta.

Totaj pas takimit është shprehur “Një takim konstruktiv me përfaqësuesit e aktivistët e shoqërisë civile në Prizren. Biseduam rreth kërkesave e kritikave që kanë ndaj qeverisjes lokale.

Kontributi i shoqërisë civile në jetën demokratike të Prizrenit është i rëndësishëm e i pazëvendësueshëm. U premtova që si kryetar i komunës së Prizrenit do të qeverisi me transparencë e llogaridhënie.

Bashkëpunimi me OJQ-të për të mirën e Prizrenit të bukur nuk do të mungoj asnjëherë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *