Shaqir Totaj: Dëshmorët janë heronjtë tanë që me veprën e tyre të lavdishme shërbejnë si udhërrëfyes për ne të gjallët
Sot në ditën e dëshmorëve Kandidati për Kryetar Shaqir Totaj i shoqëruar nga Shefi Shtabit Kujtim Gashi, Kandidatët për Kuvendarë dhe anëtarë të PDK-së në Prizren, vizituan Kompleksin e Dëshmorëve në Landovicë.
Totaj nga kjo vizitë u shpreh, “Secila vizitë në Kompleksin e Dëshmorëve në Landovicë na mbush me motiv e vullnet për punë të mira për Prizrenin e bukur. Njëjtë edhe këtë të mërkure kur së bashku me familjarë e bashkëpunëtorë i kujtuam të rënët për liri në ditën e tyre.
Dëshmorët janë heronjtë tanë që me veprën e tyre të lavdishme shërbejnë si udhërrëfyes për ne të gjallët. Prizreni i ëndërrave të tyre duhet të realizohet. Lavdi heronjve të Prizrenit”