Shaqir Totaj: Fermerët do ta kenë përkrahjen e Komunës

Shaqir Totaj, kandidatë për kryetar të Prizrenit, i Degës së PDK-së ka vizituar fermerin Haki Hasani, babain e dëshmorit Nazmi Hasani. Me këtë rast ai ka premtuar përkrahje për fermerët.

Postimi i plotë:

U mahnita nga puna plotë me bereqet e fermerit Haki Hasani. Në vizitën që i bëra babait të dëshmorit Nazmi Hasani në fermën e tij në Randobravë ku kultivon trangujë dhe perime tjera, premtova që si kryetar fermerët e Prizrenit do ta kenë përkrahjen e pakursyer të komunës. 🥔 🍅 🥒

Fermerët e Prizrenit janë punëtorë e të zotë e nën udhëheqjen time, ata do ta kenë afër komunën dhe mbështetjen. Bashkë për Prizrenin #PDK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *