Shaqir Totaj i shoqëruar nga Kryetari Memli Krasniqi dhe Kujtim Gashi, vizitojnë Bashkësinë Islame

Pas namazit të xhumasë, Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj së bashku me kryetarin Memli Krasniqi dhe bartësin e listës sonë për asamble, Kujtim Gashi, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren ku u pritën nga udhëheqësit e këtij institucioni të rëndësishëm fetar.

Me kryetarin Besim Berisha e bashkëpunëtorët e tij, biseduan rreth jetës fetare në Prizren e aktiviteteve kulturore e humanitare të BIK-ut.

Totaj nga ky takim u shpreh: “Si kryetar i ardhshëm i Prizrenit do të bashkëpunoj ngushtë me BIK-un për të kultivuar një jetë fetare shembull për rajonin e botën. Prizreni është xhevahir i tolerancës ndërfetare ku shpërfaqen vlerat tona si shoqëri e komb. Prandaj do të kontribuojmë pa ndalur që fryma e humanizmit e harmonisë ndërmjet qytetarëve të feve të ndryshme të thellohet tutje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *