Shaqir Totaj: Paçim një vit shkollor sa më të suksesshëm!

Shaqir Totaj, kryetar e Degës së PDK-së, në nje adresim në Facebook me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, të gjithë nxënësve, mesimdhënësve dhe prindërve u ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor.

Postimi i plotë:

Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve përzemërsisht urime fillimin e një procesi shumë të rëndësishëm, me synimin për suksese sa më të mira të fëmijëve dhe shkollave tona.

Me dëshirën që kjo situatë pandemike të kalojë sa më parë, tashmë jemi të vetëdijshëm që  kërkohet kujdes shtesë për ruajtjen e shëndetit e njëri-tjetrit, duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore. 

Në kontestin e respektimit të rregullave e ligjeve të parapara, nuk kam si ta tejkaloj paralajmërimin e kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, që sot paska përzgjedhur t’i vizitojë shkollat: “Lekë Dukagjini” dhe gjimnazin “Remzi Ademaj”, ku prej 5 muajsh, vazhdojnë të jenë ushtrues detyre të drejtorit, njerëzit e preferuar politik e puthadorë, të emëruar pa konkurse, tamam si në kohën e partisë komuniste.

A thua cila do të jetë fytyra e kryetarit të komunës, që duhet të jetë shembull për respektimin e ligjit para mësimdhënësve dhe nxënësve?  Cili do të jetë mesazhi i tij, kur nuk respektohet as institucioni i konkursit dhe në vend të zgjedhjes së drejtuesve të shkollës përmes konkurrencës, që e parasheh edhe ligji, ai ua mohon këtë të drejtë, duke dëshmuar politizimin e skajshëm të arsimit në Prizren?!

Me shpresën se me mbylljen e këtij viti shkollor të mbyllen edhe parregullsitë e shumta, uroj që kjo periodë t’u shkojë sa më mbarë! Po ashtu, shpreh optimizëm për angazhimin maksimal të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, drejt arritjes së rezultateve sa më të larta!

Paçim një vit shkollor sa më të suksesshëm!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *