Shifra rekorde – Sa kosovarë e vizituan Shqipërinë për tri ditë
48 mijë e 621 qytetarë nga Kosova kanë vizatuar Shqipërinë vetëm të premten, të shtunën dhe të dielën. Vetëm të dielën në hyrje dhe daljet e pikave kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 47 mijë e 83 persona.
Në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë 26 mijë e 267 qytetarë, ndërsa në dalje janë kontrolluar 15 mijë e 939 persona. Ndërsa në total të dielën në Kosovë kanë hyrë 28 mijë e 665 persona. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.
Në pikën kufitare Vermicë, Qafë e Prushtit, Qafë e Morinës dhe Dragash janë kontrolluar 12 mijë e 702 vetura. Prej tyre 7 mijë e 754 në hyrje të pikave kufitare dhe 4 mijë e 943 në dalje.
Ndërsa të shtunën në hyrje dhe dalje të pikave kufitare janë kontrolluar 24 mijë e 221 persona. 9 mijë e 445 persona janë kontrolluar në hyrje dhe 14 mijë e 776 në dalje.
Kurse të premten në gjitha pikat kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 23 mijë e 255 persona.
Ndërkaq, shkuarja e kosovarëve në Shqipëri gjatë kësaj fundjave është parë edhe si shkak i masave anti-Covid, të miratuara nga Qeveria e Kosovës.
Sipas këtyre masave, janë mbyllur lokalet e gastronomisë, të cilave iu lejohen vetëm shërbimet “merr me vete” dhe me dërgesë, e po ashtu është ndaluar qarkullimi i qytetarëve pas orës 22:00.