Vetura godet këmbësorin në Prizren, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Tirana” në Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Këmbësori ka pësuar lëndime trupore, ndërsa shoferi ka ikur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia rajonale në Prizren dhe kanë bërë të ditur se shoferi i veturës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *