Shijojeni të enjtën, këto janë temperaturat për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për dy ditët në vijim

Të enjten parashikohet mot kryesisht i ngjashëm me ditët paraprake të kësaj jave.

Minimalet ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Edhe dita e premte parashihet të ketë mot kryesisht të qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara, ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte. Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *