Shkaktoi aksident në trafik, gjatë kontrollit i gjendet një armë dhe një thikë, arrestohet nga policia

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datën 19 dhjetor 2021, rreth orës 22:00, i dyshuari E. G i lindur në vitin 1992, pasi ishte përfshire në aksident trafiku, ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i njëjti me pas është ndaluar nga patrulla policore në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren.

Gjatë kontrollit te njëjtit i është gjetur ne brez një mjet i mprehtë (thikë) luftarake me gjatësi 11cm. I dyshuari është shoqëruar ne stacionin e policisë ne Prizren ku pas matjes me alkootest ka rezultuar qe përmban 1.15 promil. Për rastin është njoftuar prokurori i Shtetit me udhëzimin e të cilit iniciohet rasti, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *