Shkodran Kryezi përkrah Kujtim Gashit në zgjedhjet e 9 shkurtit
Më 9 shkurt 2025, Kosova ka nevojë për liderë të fuqishëm, të dëshmuar dhe me vizion të qartë për të ardhmen. Pikërisht për këtë arsye, ju ftoj ta mbështesim Kujtim Gashin, i cili mban numrin 15 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kujtim Gashi nuk është thjesht një emër në politikë – ai është një zë i fortë i qytetarëve, një drejtues i kalitur dhe një vizionar që gjithmonë ka qenë në shërbim të Kosovës. Gjatë karrierës së tij, ai ka dëshmuar profesionalizëm, vendosmëri dhe rezultate konkrete.