Grabitje e armatosur në Prizren

Një grua ka raportuar në polici se një person nën kërcënimin e armës ia ka vjedhur një shumë parash.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Policia thotë se njëri nga ta dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes, ndërsa i dyshuari tjetër ishte nxitës i veprës penale dhe i njëjti ka marr një pjesë të parave nga i dyshuari tjetër.

Të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE ME ARMË/Prizren 12.02.2023 – 14:11. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar  se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë një shumë parash. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ku njëri nga ta dyshohet se ka kryer veprën penale të grabitjes, ndërsa i dyshuari tjetër ishte nxitës i veprës penale dhe i njëjti ka marr një pjesë të parave nga i dyshuari tjetër. Lidhur me rastin është konfiskuar një pistoletë pa municion e cal. 9mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *