Shkelzen Kastrati: Objektivi im është te jem pjesë e Kuvendit të Prizrenit

Shkelzen Kastrati, është në listën e PDK-së për Kuvendin Komunal, me numrin 11. Ai thotë se këtë rrugëtim e ka nisur me kërkesën dhe vullnetin e qytetarëve, rrugetim të cilin ka nisur të formojë tash e shume vite më parë:

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetar të Prizrenit, të dashur miqë e shoqëri.

Po ju drejtohem me këtë shkrim për të ju njoftuar se do të jem kandidat për Asamble Komunale në Prizren nga rradhët e PDK-së.

Vendosa të filloj këtë rrugëtim, me kërkesën dhe vullnetin tuaj, rrugëtim të cilin fillova ta formoj tash e shumë vite.

Është nder dhe knaqësi, mirëpo edhe përgjegjësi duke pasur parasysh rrethanat politike në të cilat gjendet vendi si dhe zhgënjimin politik të qytetarëve, por duke e njohur kontributin, bindjet, angazhimin, bashkpunimin e gatishmërin e familjes dhe shoqërisë sime, si dhe duke e njohur vizionin tim për vendin mua më bie një barrë mbi supe, për të kontribuar në zhvillimin e shtetit.

Do ta sfidoj veten me këtë rrugëtim politik sepse unë besojë se detyrimet tona nuk janë vetëm ndaj vetes sonë, por ndaj gjithë komunitetit ku jetojmë.

meShaqën

përPrizrenin.

Na prift e mbara!

Në një postim tjetër, Shkelzen Kastrati e konfirmon qëllimin për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal. “Do të kontribojmë në të gjitha fushat, me të gjitha mundesitë që i kemi, në ekonomi, sport e kulturë” thotë ai.

Objektivi im është për të qenë pjesë e Kuvendit të Prizrenit, janë parregullsitë dhe zgjidhjet që unë i shoh, opsionet më të mira për një qytet të zhvilluar.
Andaj vota juaj nuk do te jetë thjeshtë një votë!

Do të kontribojmë në të gjitha fushat, me të gjitha mundesitë që i kemi, në ekonomi, sport e kulturë.
“PAK FJALË E SHUMË PUNË”, mbetet të shihet çdo gjë pas zgjedhjeve të 17 Tetorit.

💪#BASHKPËRPRIZRENIN
👍#MeShaqen ✅
👍#MeXenin11 ✅

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *