Shaqir Totaj së bashku me Shefin e Shtabit, Kujtim Gashi, vizituan familjen e dëshmorit Xhevat Berisha

Shaqir Totaj së bashku me Shefin e Shtabit Kujtim Gashi dhe me një pjesë të ekipit të tyre, vizituan familjen e dëshmorit Xhevat Berisha.

Totaj pas kësaj vizite u shpreh: “Mëngjesin e fillova me vizitë tek familja e heroit të kombit Xhevat Berisha. Kënaqësi e veçantë të takosh familjarët e dëshmorit, me të cilët evokuam kujtime nga historia e lavdishme e këtij strategu të UÇK-së.
Respekti e nderimi ndaj familjeve të dëshmorëve është obligim i yni. Si institucione komunale, do të përkujtojmë e lartësojmë pa ndalur emrin e dëshmorëve të luftës. Ua kemi borxh dëshmorëve ta duam e ta ndërtojmë Prizrenin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *