Shkelzen Kastrati: Qytetarët po paguajn TAKSA, e nuk po i gëzojnë shërbimet, për shkak të neglizhencës nga personat përgjegjës

Sot patëm një aktivitet simbolik me të rinjët.

Aktivitet ky i cili është për përmirësimin e shtyllave të ndriqimit publik që drejtoria e shërbimeve i ka neglizhuar. Kjo po ndodhë në zonën më të ndishme të qytetit të Prizrenit, pikërisht para kampusit të Universitetit të Prizrenit dhe jo vetëm!

Kontrata për mirëmbajtje dhe ndriqimit publik u më është nënshkruar me operatorin ekonomik që nga muaji shkurt por si duket tender i harruar dhe në këtë mes qytetarët janë ata të cilët po e pësojnë sepse edhe pas nënshkrimit, komuna nuk po i jep urdhëresat për kryerjen e punimeve. (Me i thënë Komunë)

Shtyllat elektrike në të gjithë qytetin janë në gjendje të mjerushme, më konkretisht në qendër të qytetit mirpo kjo nuk mungon as në lagjen Jaglenica.

Qytetarët po paguajn TAKSA, e nuk po i gëzojnë shërbimet, për shkak të neglizhencës nga personat përgjegjës apo përfitimeve tjera që ata ndoshta e dinë më mirë.

Duhet t’a ndalojmë këtë sepse KJO ËSHTË PAPËRGJEGJËSI INSTITUCIONALE!

💪#BASHKPËRPRIZRENIN

👍#MeShaqen 177✅

👍#MeXenin11 ✅

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *