Asambleisti Shkodran Kryeziu e denon rastin e therrjes në Lagjen “Bajram Curri”
Shkodran Kryeziu i prekur thellë nga rasti e ndodhur në Lagjen “Bajram Curri” shkruan në Facebook se sot u trondit rruga, shkolla dhe banka.
Postimi i plotë:
Sot u trondit rruga, shkolla dhe banka!
15 vjeçari nga Prizreni, kushëriri im (djali i hallës nënës time) humbi jetën në mënyrë tragjike!
Fillimisht i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, dhe njëkohësisht apeloj tek organet e drejtësisë që rasti të hetohet, dhe asesi shkaku i ndodhisë të mos arsyetohet!
Nga rastet e shumta të cilat po ndodhin kohën e fundit në qytetin e Prizrenit, shihet se niveli i sigurisë për jetë a vdekje është nën zero.
E dhimbshme është për prindërit që edhe në kushte të vështira fëmijëve mos me u’a ndalu mësimin, ndërsa ma e dhimbshme është kur shteti ynë nuk na siguron as Lirinë e jetesës dhe të vepruarit.