Shkodran Kryeziu nuk do të jetë kandidat për Kuvendin Komunal
Shkodran Kryeziu njofton se nuk do të jetë kandidat për Kuvendin Komunal, ndërsa shprehet se do ta ndihmojë Partinë Demokratike.
Njoftimi i plotë
Të nderuar familjarë, miq, bashkëpuntorë dhe qytetarë të nderuar të Prizrenit.
Siç e dini në tetor do të mbahen zgjedhjet lokale , pra jemi në prag të Fushatës Zgjedhore lokale , andaj ju njoftoj se në këto zgjedhje kam vendosur të mos jem kandidat për Kuvend të Komunës së Prizrenit.
Megjithatë do të angazhohem me tërë qenien time për ta ndihmuar Partinë Demokratike të Kosovës, si dhe kandidatët e saj në zgjedhjet lokale të tetorit.
Ju premtoj se me të gjitha fuqitë dhe angazhimet e mija do t’i qendroj besnik në çdo kohë Partisë Demokratike të Kosovës.
Me respekt!
Shkodran Kryezi