Objekti i Administratës në Prizren bëhet me zyre të reja dhe të hapura

Drejtoria e Administratës në Prizren, në kuadër të reformave administrative ka përfunduar edhe punimet në rregullimin e zyreve të reja në objektin e Administratës Komunale.

Përfundimin e punimeve për rregullimin e zyreve të reja në objektin e Administratës Komunale në Prizren, e ka vlerësuar tejet të rëndësishme për punë produktive të zyrtarëve komunal në kuadër të përgjegjësive që kanë kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë vizitës që bëri të martën në mesditë ku u prit nga drejtori i Administratës, Osman Hajdari.

Kryetari Haskuka tha se zyret e reja janë në funksion të siç e quajti ai, hapjes së komunës karshi obligimeve dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ndërkaq, drejtori i Administratës, Osman Hajdari, tha se rregullimi i zyreve të reja është në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme të reformave administrative me ide inovative përmes hapjes së ambientit, duke iu shmangur zyreve klasike të mbyllura, ku zyrtarët do të kryejnë përgjegjësitë e tyre në kuadër të sistemit të hapur.

Ndryshe, kostoja e realizimit të këtyre punimeve dhe inventarizimit të zyreve ka qenë në vlerë rreth 75 mijë euro./Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *