Shkoi për punë sezonale në Gjermani, zhduket një person nga Prizreni
Një person nga fshati Lubizhdë i Prizrenit, është raportuar i zhdukur në Policinë e Kosovës.
Siç njofton policia në raportin 24 orësh, vëllai i viktimës ka denoncuar rastin dje, duke bërë të ditur se nuk ka informacion nga vëllai që nga data 10 korrik, kur ai kishte shkuar për punë të përkohshme në Gjermani.
Rasti bëhet e ditur se është raportuar edhe tek autoritetet gjermane, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Fsh. Lubizhdë, Prizren 19.07.2023 – 01:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se prej datës 10.07.2023 i ka shkëputur lidhjet me vëllain e tij viktimën mashkull kosovar i cili ka shkuar për punë të përkohshme në Gjermani për të cilin rast shokët e viktimës e kanë raportuar te autoritetet Gjermane dhe ende nuk ka ndonjë informatë për të”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë së Kosovë.