Shkon në market me 100 euro false, përfundon në polici
Në stacionin policor të Prizrenit është shoqëruar një person pasi që i njëjti me një monedhë prej 100 euro të falsifikuar, ka tentuar të blejë gjësende në një market.
Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.