Bie në pranga të Policisë i kërkuari nga Prizreni

Policia e Kosovës ka arritur ta prangos një person të kërkuar, i cili është në stop listë si i dyshuar se ka kryer një vepër penale.

Siç mësohet nga burimet brenda Policisë, 36-vjeçari është kapur dje, pas mesnate në rrugën “Besim Shala”.

Gjatë kontrollit nga njësia policore dhe verifikimit të tij, ka rezultuar se i njëjti është në stop listë dhe ndaj tij ka urdhër arrest aktiv.

Lidhur me këtë rast është kontaktuar kryetari i Gjykatës Themelore në Prizren, i cili ka kërkuar që të dyshuarit t’i merret ID kartela dhe patentë shoferi.

Po ashtu është urdhëruar që i dyshuari të paraqitet në gjykatë gjatë ditës së nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *