Shkyqen lidhjet e pa autorizuara dhe ata që nuk i kryejnë obligimet ndaj Hidroregjionit Jugor
K.R.U “Hidroregjioni Jugor” SH.A është duke realizuar aksione për luftimin e dukurive negative – lidhjet e pa autorizuara si dhe shkyçjet nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve të cilët nuk i kanë kryer obligimet ndaj kompanisë.
Aksione të tilla janë duke u kryer në vazhdimësi në rajonin e Prizrenit, Suharekës Malishevës si dhe Dragashit.
Ju bëjmë me dije se lidhjet e pa autorizuara të ujit paraqesin vepër penale ndërsa mospagesa e obligimeve (borxheve) ndaj kompanisë vështirëson punën për furnizim të qëndrueshëm me ujë për të gjithë konsumatorët.
Ekipet e inspektimit janë dhe do të jenë në vazhdimësi në teren dhe nuk do të ketë asnjë kompromis e tolerancë ndaj keqëpërdoruesve të ujit të pijes dhe konsumatorëve që i kanë borxh kompanisë.
Me anë të këtij njoftimi ju paralajmërojm që të paraqiteni në zyret e K.R.U “Hidroregjioni Jugor” SH.A që t’i legalizoni lidhjet e pa autorizuara si dhe të bëni marrëveshje për pagesën e obligimeve të pa kryera ndaj kompanisë në të kundërtën:
-Konsumatorët tek të cilët ekipet e inspektimit do të hasin lidhje të pa autorizuara dhe konsumatorët të cilët nuk i përgjigjen obligimeve të tyre do të shkyçen automatikisht nga shërbimet e ujësjellësit.