Shoferi kishte masë ndalimi aktive, sekuestrohet një autobus në Prizren
Një autobus është sekuestruar në Prizren, pasi shoferi kishte masë ndalimi aktive deri më 26 dhjetor të këtij viti.
“Patrulla Policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor- Prizren (NJRTRR), me daten 07.10.2025, rreth orës 18:17 në rrugën “Tranziti i Ri”në Prizren, ka ndaluar një autobus të një kompanie nga Lipjani. Pas verifikimit të dokumentacionit, është konstatuar se drejtuesi kishte masë aktive ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike deri më 26.12.2025.”
Ai është gjobitur me 500 euro, ndalesë shtesë prej 6 muajsh dhe 5 pikë negative.
“Në zbatim të Ligjit për Trafikun Rrugor 08/L-186, ndaj tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, gjobë prej 500 euro, masë ndalese shtesë prej 6 muajsh dhe 5 pikë negative në patentë. Autobusi është sekuestruar. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjit.”
