Shoqata “Esnaf” kundër orarit të ri të furnizimit në Shatërvan
Shoqata “Esnaf” përmes një reagimi është shprehur kundër orarit të ri të furnizimit të “Shatërvan”
Reagimi i plotë:
Si Shoqatë ESNAF e shohim të pa bazë vendimin e marrë nga Drejtoria Komunale në lidhje me orarin për hyrje të automjeteve furnizuese në Sheshin Shadërvan.
Edhe më herët e kemi treguar qëndrimin tonë për marrjen e këtij vendimi, se ky vendim do të krijoj shumë pakënaqësi.
Duke e ditur se shumë biznese (furnizuese) orarin e punës e kan nga ora 08:00 në mengjes deri ne 17 :00 në mbrëmje, andaj ky vendim është një vendim i pa bazë dhe në dëm të atyre bizneseve që janë pjesë e shadeërvanit dhe furnitorëve të tyre. Sipas ketij vendimi bizneset duhet të fillojnë punën shumë e shumë më herët. Po qka me ato biznese qe vijnë nga vendet tjera?
Andaj , Drejtoria e Shërbimeve Publike duhet të organizojë një takim sa më të shpejtë me bizneset e Shadërvanit dhe furrnitorët për rishikimin e këtij vendimi.