Shoqata “Esnaf” kundër orarit të ri të furnizimit në Shatërvan

Shoqata “Esnaf” përmes një reagimi është shprehur kundër orarit të ri të furnizimit të “Shatërvan”

Reagimi i plotë:

Si Shoqatë ESNAF e shohim të pa bazë vendimin e marrë nga Drejtoria Komunale në lidhje me orarin për hyrje të automjeteve furnizuese në Sheshin Shadërvan.

Edhe më herët e kemi treguar qëndrimin tonë për marrjen e këtij vendimi, se ky vendim do të krijoj shumë pakënaqësi.

Duke e ditur se shumë biznese (furnizuese) orarin e punës e kan nga ora 08:00 në mengjes deri ne 17 :00 në mbrëmje, andaj ky vendim është një vendim i pa bazë dhe në dëm të atyre bizneseve që janë pjesë e shadeërvanit dhe furnitorëve të tyre. Sipas ketij vendimi bizneset duhet të fillojnë punën shumë e shumë më herët. Po qka me ato biznese qe vijnë nga vendet tjera?

Andaj ,  Drejtoria e Shërbimeve Publike duhet të organizojë një takim sa më të shpejtë me bizneset e Shadërvanit dhe furrnitorët për rishikimin e  këtij vendimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *