Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” shpall konkurs letrar për tregim të shkurtë dhe poezi

SHOQATA PËR KULTURË E ART “FIDANI” NË PRIZREN, ME RASTIN E ORGANIZIMIT TË MANIFESTIMIT TRADICIONAL TË 15-IN ME RADHË  “ORA E PAVARËSISË”, SHPALL:

KONKURS LETRAR PËR TREGIM TË SHKURTË  DHE POEZI

Kushtet e konkursit:

Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë krijuesit e mbarë trojeve shqiptare si dhe nga diaspora, përfshirë edhe letrarët nga komunitetet në gjuhët përkatëse që jetojnë në Kosovë.

Çdo autor mund të konkurrojë vetëm me një në tregim të shkurtër ose poezi.

Tregimet e shkurtra dhe poezitë duhen të jenë të pa publikuara;

Poezitë nuk duhen të jenë më të gjata se 30 vargje, ndërsa tregimi jo më i gjatë se dy faqe A4, lloji i shkronjave Times neë roman 12;

Poezitë mund të dërgohen nëpërmjet postës elektronike: [email protected]: ose edhe në tri kopje fizike në zyrën e shtëpisë botuese “Fidani”, rruga  “Rifat Krasniqi”- p.n. (afër shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha ” në Prizren);

Afati për konkurrim është i hapur deri më 12 shkurt 2023;

Juria do të ndajë këto çmime:

Çmimi tradicional “Xhemil Doda”, për tregimin e shkurtër si dhe për tri poezi më të arritura.

Tema është e lirë.

Poezitë dërgohen me emër dhe me mbiemër, sepse do të botohen në librin e përbashkët, i cili do të përurohet ditën e mbajtjes së manifestimit më 16 shkurt 2023 kur edhe do të shpallen rezultatet.

Punimet letrare për vlerësim juria do t’i ketë me shifër.

Ky aktivitet letra mbështet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Prizrenit.

Për informata shtesë mund të na shkruani në adresën e lartcekur

si dhe në tel: 045-277-633.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *