Shpallet fajtor zyrtari komunal i Mamushës, dënohet me 22 muaj burgim
Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur fajtor zyrtarin komunal në Mamushës, M.S., turk, shtetas i Kosovës, për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe hyrje e paautorizuar kompjuterike.
Ai është dënuar me burgim për 22 muaj dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo në shërbim publik për 5 vjet, pas kryerjes së dënimit me burg.
Ai ua kishte mundësuar fitimin e shtetësisë 124 personave.
Gjykata ka urdhëruar anulimin e plotë të veprimeve juridike të kundërligjshme në drejtim të 124 personave dhe shpalljen e pavlefshme të dokumenteve të tyre.