Shpallet konkursi për 12 mjekë të rinj në Prizren
Komuna e Prizrenit ka shpallur konkurs për pranimin e 12 mjekëve të rinj.
Konkursi është shpallur më datën 04.04.2022 deri më datën 11.04.2022.
Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj tha se në Prizren ka pasur mungesë të mjekëve.
“Kemi pasur mungesë të mjekëve sepse disa janë larguar jashtë vendit e disa të tjerë kanë shkuar në specializime”, tha Elezkurtaj.
Kliko linkun e konkursit
https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2022/03/Konkurs-Konkurs-shqip.pdf