ShSKUK-ja tregon gjendjen e spitaleve ku po trajtohen pacientët me COVID-19
Ka vazhduar trendi i uljes graduale të numrit të rasteve të spitalizuara në klinikat e QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, bazuar në raportimet zyrtare janë duke u trajtuar 697 pacientë.
580 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 544 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 281 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 220 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 235 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive 106 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 58 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno) 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë me 78 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 17 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 416 pacientë, 20 prej tyre në gjendje të rënduar, 360 të konfirmuar pozitivë dhe 309 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 57 pacientë
Spitali i Gjakovës, 71 pacientë
Spitali i Pejës, 87 pacientë
Spitali i Gjilanit, 78 pacientë
Spitali i Ferizajt, 56 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë