“ Shtro asfalt, hiq asfalt”, reagon opozita në Prizren
Kuvendari i LVV-së në Prizren, Ilir Gashi, përmes një postimi në facebook, ka reaguar për mënyrën e punimeve në asfaltimin e rrugëve në lagjen “ Ralin”, ku pasi dje kishte filluar shtrimi asfaltit, gjatë ditës së sotme në një rrugë është hequr asfalti i sapo shtruar për shkak të punimeve shtesë nëntokësore.
“Dje u shtru asfalti, sot vazhdojnë punimet me bager”, shkruan Ilir Gashi.