Shumë anëtarë të rinjë sot aderuan në LDK

Para ambienteve të LDK-së sot është mbajtur një takim i organizuar nga Forumit Rinor i LDK-së, me ç’rast në LDK kanë aderuar shumë të rinjë.

Afërdira Morina Biffar, ju dëshiroi mirëseardhje të rinjëve, duke iu thënë se LDK-ja “nuk po rritet sepse ajo është gjithmonë e madhe, por po rinohet edhe po fuqizohet.

“Ku ka rini ka energji ka edhe fuqi, por ku ka edhe moshë të maturuara ka urtësi dhe ka mençuri, e ne i kemi të gjitha. Falemdnerit që ju keni vendosur t’i bashkangjiteni radhëve tona” tha Afrëdita Morina Biffar.

Ensar Gështenja, koordinator e i rinisë, duke iu dëshirurar mireseardhje të rinjëve tha se “disa po thojnë se rinia po shkon tjetër ku, dhe LDK-ja ka mbetur në moshën e vjetër, por ne nga këtu bëjmë nisjen e mesazhit që LDK ja po forcohet e po rritet sepse ne e kemi obligim të mbrojmë amanetin që na la Presidenti Rugova”.

“Do të ua Kërkojmë votën sepse mbi ne valon flamuri i LDK-së, e cila është më shumë se parti, parti e cila është formuar me sakrificë, me dashuri, me besim, më ëndrrën dhe me shpresën e secilit qytetarë të Kosovës. Komandant ushtarët e tu në Prizren janë gati…Na prift e mbara” tha Ensar Gështenja.

Anton Quni kryetar i Degës, njëherit Ministër I Mbrojtes falenderoi të rinjtë për këtë moment të burkur.

“Është kënaqësi me ju pa aq entuaziatë, me aq energji, me aq shpresë dhe otimizëm”…

Në ndërkohë Anton Quni ndaloi fjalimin sepse thirrej Ezani.

“Uroj që të na pranohen lutjet për të ardhmen e Kosovës dhe për riniën e Kosovës”… tha Anton Quni pas Ezanit.

Aton Quni më tej tha se “anëtërsimi i juaja i sotëm për ne është një energji shtesë dhe Degës po i jepni krah që të jemi më të fuqishëm dhe të jemi në shërbim të juaj për ta tashmen e juaj dhe për të ardhmen tuaj”.

“Në mesin tuaj shohë amabsador të të gjitha atyre vlerave  që i bartim ne si komb dhe si shtet. Mburrem me ju që e keni gjete adresën e duhur dhe të jeni të bindur se do të ju qëndrojmë afër. Unë ju premtoj që do të jemu krahë për krah me ju dhe të gjitha përgjegjësit do t’i kalojmë te ju.

Mirë se keni ardh në Ushtrinë më të fuqishme, Ushtrinë e presidentit  Ibrahim Rugovës” u tha  Anton Quni të rinjëve.

Më pas u prezentuan kandidatët dhe u ndan librezat për të rinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *