Sonte shfaqet premiera e “Eposi në skenë”

Sonte në orën 19, në shtëpinë e Kulturës në Prizren shqafqet “Eposi në Skenë”.

Shfaqje e cila do të ngërthen në vete elemente nga folklori shqiptar, e sjellur në skenë në një menyrë të përpunuar artistike!

Duke filluar nga ninullat, këngë kreshnike, e valle të trevave Shqiptare.

Ruajtja e trashëgimisë, hulumitimi dhe zbërthimi i traditës tonë, krijimtari artistike dhe paraqitja para publikut në një format ndryshe është edhe qëllimi i kësaj shfaqjeje, e cila do të jetë si pikënisje për performuesit dhe artdashësit në Prizren për të vazhduar me shfaqje me këtë stil krijimtarie edhe në të ardhmen.

Shfaqja organizohet nga DancePriFest, Shka Agimi dhe Institui Columbus, me përkrahjen financiare nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren.

Me 4 Mars 2021, në orën 19:00

Shtëpia e Kulturës XHEMAJLI BERISHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *