Sot do të mbahen dëgjimet publike buxhetore me banorët e rajonit të Podgurit dhe të Zhupës
Të martën, në fshatin Korishë dhe Reqan, Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin publik për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023, në të cilën janë të ftuar banorët e rajonit të Podgurit dhe të Zhupës.
Për banorët e rajonit të Zhupës:
Vendi: tek shkolla fillore në fshatin Reqan.
Koha: 16 gusht 2022, në ora 17:00.
Për banorët e rajonit të Podgurit (Korishë, Malësi e Re, Lubizhdë, Skorrobisht, Gërmqar, Velezhë, Shpenadi dhe Trepeticë):
Vendi: tek shkolla fillore në fshatin Korishë.
Koha: 16 gusht 2022, në ora 20:00.
Në dëgjimin buxhetor publik mund të marrin pjesë: qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Prizrenit, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e mediave.