Sot hapet ekspozita dhe organizohet debati “Kosova – trashëgimia e kujtesës

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Vendeve të Kujtesës, sot, datë 19 prill, 2022, duke filluar nga ora 17:00, forumZFD programi në Kosovë hap foto-ekspozitën dhe organizon debatin të titulluar ‘Kosova – trashëgimia e kujtesës’, në Hamamin ‘Gazi Mehmet Pasha’, Prizren.

Fotografitë janë realizuar nga Korab Krasniqi dhe janë pjesë e foto-monografisë ‘Trashëgimia e Kujtesës në Kosovë: Konteksti i përgjithshëm’ që është botuar në bashkëpunim ndërmjet forumZFD programi në Kosovë dhe Integra, e që shpërfaqë një peizazh të gjerë e të përgjithshëm në kulturës materiale të mbamendjes në Kosovë.

Ekspozita shqyrton njëzet e pesë vende të kujtesës, nga to; dy tyrbe/teqe, dy xhami, dy kisha/manastire ortodokse dhe dy kisha katolike, dy sahat-kulla, tre monumente socialiste, dy komplekse memorialë, dy hapësira të kujtesës për vitet 1990 (rezistencën paqësore dhe sistemin paralel të shtetit), dy vende të kujtesës që materializojnë narrativin për Betejën e Kosovës, dy muze (iniciativa private dhe publike), dy monumente nga lufta e fundit, një hapësirë arkeologjike dhe një memorial-përfaqësim dedikuar kontributit të grave në historinë e fundit të Kosovës.

Hapja e ekspozitës do të bëhet me fjalë rasti nga Samir Gashi, Drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Arbnor Morina, artist vizual dhe  Nehari Sharri, Drejtor i forumZFD programi në Kosovë.

 Debati ‘Kosova – trashëgimia e kujtesës’ sjell së bashku të ftuar profesionistë si Dr. Nita Luci, antropologe dhe profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, Samir Hoxha, Drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Sali Shoshi, Drejtor Ekzekutiv i organizatës Trashëgimia Kulturore Pakufi dhe  Shafi Gashi, Arkeolog dhe anëtar i Institutit Arkeologjik të Kosovës. Fokus në diskutim do të jenë politikat dhe praktikat e kujtesës në Kosovë, trashëgiminë kulturore – çfarë është dhe si lexohet, sfidat në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe vizioni afat mesëm dhe afatgjatë për trashëgiminë kulturore në Kosovë.

 Ekspozita do të qëndrojë hapur deri më 27 prill, 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *