SOT (… mbi një shekull nga vrasja pabesë e Isa Boletini-t)

Kalorësi / BOLETINI

Shtatëlartë malësori krenar
Stërvitur kalëron shkathtë
Veti aristokrate i fisit të lashtë
Reziston ajrin nisur për në Vlorë.

Mjegullë ftohtë në detyrë të shenjtë
Ora nuk premton duhet ngutur
Ftesë bëri Kuvendi Kombëtar
Për Kalorësin veshur burrëror në ngjarjen e shekullit.

Armët në brez mbi njëqindë kalorës
Koha vrapon pavarësia nuk pret
Në histori do shkrihen shkronjatë e artë
Kujtojnë hirësin fisnikun e Vlorës.

Atëbotë pushteti morri drejtim të gabuar
papritmas tek ura me shikjim të verbër
Në pellg gjaku bien bomba dhe revolverët
Sot emri i tij vazhdon të sundoj kohërat.

Simbol i besnikërisë dhe dashurisë
Është shtrirë në altarin e lirisë
Sot në heshtje dinjitoze u rivarros
Prehet i qetë burrështetasi në tokën e etërsisë.

tyran prizren spahiu
vargje poetike IV
mbaje ëndrrat gjallë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *