Sqarimi i Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID

108 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në vend nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Megjithatë, në njoftimin e sotëm, MSH ka bërë të ditur se në kuadër të 108 rasteve të reja, 39 prej tyre janë raste të mbledhura gjatë tre ditëve të fundit.

“Ju informojmë, se në kuadër të rasteve të raportuara sot, ka raste të akumuluara për 3 ditë nga laboratori Olive. Gjithsej janë 1,006 testime dhe 39 raste SARS CoV-2 pozitiv të raportuara me vonesë. Kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve të raportuara sot”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *