Suharekasi i dehur shkon në polici, tregon se posedon armë

Në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka shkuar në stacion policor dhe ka deklaruar se posedon një armë në veturën e tij e cila ishte e parkuar.

Njësiti policor ka konfiskuar armën e gjuetisë me tre fishekë të cal .12 mm.

Më pas me urdhër te prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë gjysmë automatike e cal. 7.65 mm një karikatorë dhe 12 fishekë të cal 12 .

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *