Sulmohen disa policë në Prizren, arrestohen katër persona të dyshuar

Katër persona, tre meshkuj dhe një femër janë arrestuar pasi kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor që ishin në krye të detyrës zyrtare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:00, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

“Janë arrestuar tre meshkuj dhe një femër kosovarë-e, pasi të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, katër zyrtar policore kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, me vendim të prokurorit tre të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *