Abdullah Hoti Archives - Prizreni Sot

Hoti tregon se cilët qytetarë do të përfitojnë nga programi për Rimëkëmbje
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për Programin e Rimëkëmbjes, ku do të ndihmohen qytetarët, bizneset, ndërmarrjet e gastronomët për shkak që u dëmtuan në vitin 2020 si pasojë e pandemisë.

Hoti ka njoftuar se nga ky program do të përfitojnë, gastronomët, qytetarët që përfitojnë nga skemat sociale, ku sipas këtij programi, do të rriten pensionet dhe do të dyfishohen.

Kush do të përfitoj nga ky fond?

Masa e parë: 6.5 milionë euro për të vetëpunsuarit për bizneset e vogla

Masa e dytë: 5 milionë euro për Ministrinë e Arsimit për organizimin e arsimit gjatë vitit 2020/21

Masa e tretë:  2.5  milionë euro për Ministrinë e Kulturës për t’i mbështetur aktivitetet kulturore

Masa e katërt: 1 milion euro për programin e veçantë për ta përmisrsuar pozitën e gruas në shoqëri

Masa e pestë: 50 milion euro për Shëndetësinë,  40 milione euro për sigurimin e vaksinës antiCovid

Masa e gjashtë: 11 milionë euro për shtesën në pagë për sektorë që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë.

Masa e shtatë: 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë

Masa e tetë: 19 milionë euro për Ministrinë e Tregtisë

Masa e nëntë: 3 milionë euro për sektorin e gastronomisë, hoteleve, restoranteve. Kjo shume do të shpërndahet sa më pare që është e mundshme

Masa 10-të: 7.9 milionë euro për komunat e Kosovës për menaxhimin e pandemisë

Masa e 11-të:  Stimulim të aktivitet biznesor

Masa e 12-të: 21 milionë euro për  ndërmarrjet publike

Masa e 13-të: 16 milionë euro për Ministrinë e Ekonomise për zbagtimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike

Masa e 14-të: Një million euro për  Ministrin e Zhvillimit Rajonal

Masa e 15-të: Do t’i rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, në shumë totale prej 13.5 milionë euro  Do t’i dyfishojmë skemat pensionale prej 7 . 5 milionë euro

Në fazën e parë do të nisim me një shumë prej 10 milionë euro për personat që kanë humbur vendin e punës si rezultat i pandemisë.

The post Hoti tregon se cilët qytetarë do të përfitojnë nga programi për Rimëkëmbje appeared first on Prizreni Sot.

Hoti takon bizneset në Prizren, merr propozime për pakon e re ekonomike
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me ministrat Hykmete Bajrami e Besian Mustafa, ka takuar përfaqësuesit e bizneseve në komunën e Prizrenit, për të diskutuar për planet e Qeverisë rreth zhvillimit ekonomik.

Hoti ka thënë se bashkë me ministrat kanë biseduar me bizneset për përmbylljen e vitit 2020, por edhe planet që kanë për vitin 2021.

“Sot kishim një takim me komunitetin e bizneseve, bashkë me disa prej ministrave për të diskutuar përmbylljen e vitit 2020, pakon tonë të rimëkëmbjes ekonomike për vitin 2020, dhe planet që kemi tani për vitin 2021, për të marrë edhe komente dhe sugjerime të bizneseve”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se viti 2020 ishte vit i vështirë, por që kanw arritur tw zbutin gjendjen me pakon ekonomike dhe Ligjin për Rimëkëmbje ekonomike.

Ai ka thënë se gjatë këtij takimi kanë propozuar idetë e Qeverisë së Kosovës për politikat ekonomike, por kanë marrë ide edhe nga bizneset.

Ka qenë një vit i vështirë, kemi dizajnua një pako të rimëkëmbjes ekonomike që me terma relativ është bukur e madhe, në vlerë prej 360 milionë, dhe plus ligji për rimëkëmbje ekonomike që mobilizon qindra miliona euro direkte edhe indirekt. Tash po fillojmë edhe një start të ri, kemi një pako tjetër të rimëkëmbjes ekonomike, prej 222 milionë euro. Morëm propozime të mira nga bizneset, dhe i propozuam gjithashtu idetë tona për politikat ekonomike gjatë vitit 2021”, ka thënë ai.

Hoti shpreson që të tejkalohet pandemia në mënyrë që institucionet e vendit të merren me zhvillimin ekonomik, si dhe të fokusohen në politikat e Kosovës.

The post Hoti takon bizneset në Prizren, merr propozime për pakon e re ekonomike appeared first on Prizreni Sot.

Hoti flet për herë të parë pas rrëzimit të Qeverisë: Të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka folur për herë të parë që pas rrëzimit të Qeverisë Hoti.

Në një konferencë për media, Hoti ka bërë thirrjë që të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti për vitin 2021.

“Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrën tonë. Është obligim kushtutes që të shpallim datën e zgjedhjeve brenda afatit kushtutes. Ne do t’i kryejmë obligimet tona. Do të jemi në krye të detyrës për tu marrë me obligimet qe i kemi karshi qytetarëve të vendit. Për të cilët kemi treguar rezultate të mira. Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti për vitin 2021”, tha Hoti.

Hoti tha se për këtë ka biseduar me të gjitha grupet parlamentare dhe sipas tij ka gatishmëri për miratim.

“Kam biseduar me të gjithë grupet parlamentare, ka gatishmëri për miratimin e buxhetit”, tha ai.

The post Hoti flet për herë të parë pas rrëzimit të Qeverisë: Të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti appeared first on Prizreni Sot.

Avdullah Hoti tregon masat e reja që janë marrë sot
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se masat anti-covid që kanë marrë më 11 nëntor kanë dhënë rezultate, derisa ka njoftuar se shumë shpejt Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të prezantojë masat e reja.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka treguar se ka kërkuar që sot menjëherë të merren disa masa, e që janë:

– Të gjitha institucionet publike të ndalojnë çfarëdo organizimi për fundvit që i bëjnë zakonisht për punonjësit e institucioneve. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisin urdhëresën për këtë qëllim.

– Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkërendim me komunat, të urdhërojë menjëherë të gjitha shkollat të ndalojnë çfarëdo organizimi apo ekskursioni të nxënësve apo arsimtarëve.

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse për ngjarjet sportive e kulturore, të cilat mund të zhvillohen vetëm sipas udhëzimeve të parapara në manualin për mbrojtje nga covid19. Një komision do të funksionojnë brenda ministrisë për miratimin e ngjarjeve të tilla.

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me AVUK-un, të inspektojë zbatimin e masave me mbështetje të policisë.

– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes ambasadave tona të njoftojë  bashkatdhetarët për masat që janë në fuqi në Kosovë, si dhe kërkesat e vendeve përkatëse kur bashkatdhetarët të kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

– Ministria e Shëndetësisë të mbajë konferencën e rregullt me medie për të informuar qytetarët me gjendjen dhe masat që duhet respektuar, në veçanti masat që do të ndërmerren për fundvit.

Postimi i plotë i Abduallah Hotit:

Kemi bërë analizën e ndikimit të masave anti-covid që i kemi marrë më 11 nëntor, të cilat padyshim se kanë dhënë rezultat. Kategorizimi i komunave iu ka ndihmuar qytetarëve dhe shtabeve lokale për të menaxhuar situatën dhe për ndërmarrjen e veprimeve për të përmirësuar kategorizimin e komunës së tyre.

Tani, në prag të festave, jemi para një rreziku të përhapjes së infeksionit për shkak të lëvizjeve të mëdha të qytetarëve që ndodhin në kohë festash. Të gjithë po e shohim trendin në rritje në BE dhe rajon, ku disa vende janë mbyllur plotësisht. Kjo nënkupton se për disa javë edhe tek ne rastet do të rriten.

Prandaj, me propozim të IKSHP-së dhe në konsultim të gjerë, Ministri i Shëndetësisë do të propozojë së shpejti masat shtesë. Masat do të ndërmerren në konsultim edhe me komunat, shoqatat e bizneseve, grupet e ndryshme, si dhe partnerët dhe organizatat ndërkombëtare që po na ndihmojnë në menaxhimin e situatës. Nga muajt e verës, ne jemi duke kryer konsultime javore me partnerët dhe organizatat relevante ndërkombëtare, ku çdo të premte e vlerësojmë situatën dhe marrim rekomandime nga ta.

Në ndërkohë, kam kërkuar që sot menjëherë të ndërmerren masat në vijim:

– Të gjitha institucionet publike të ndalojnë çfarëdo organizimi për fundvit që i bëjnë zakonisht për punonjësit e institucioneve. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisin urdhëresën për këtë qëllim.

– Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkërendim me komunat, të urdhërojë menjëherë të gjitha shkollat të ndalojnë çfarëdo organizimi apo ekskursioni të nxënësve apo arsimtarëve.

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është përgjegjëse për ngjarjet sportive e kulturore, të cilat mund të zhvillohen vetëm sipas udhëzimeve të parapara në manualin për mbrojtje nga covid19. Një komision do të funksionojnë brenda ministrisë për miratimin e ngjarjeve të tilla.

– Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me AVUK-un, të inspektojë zbatimin e masave me mbështetje të policisë.

– Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes ambasadave tona të njoftojë  bashkatdhetarët për masat që janë në fuqi në Kosovë, si dhe kërkesat e vendeve përkatëse kur bashkatdhetarët të kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë.

– Ministria e Shëndetësisë të mbajë konferencën e rregullt me medie për të informuar qytetarët me gjendjen dhe masat që duhet respektuar, në veçanti masat që do të ndërmerren për fundvit.

Në anën tjetër, Ministri Zemaj po punon shumë në sigurimin e vaksinës me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilëve u jemi borxhli përgjithmonë për mbështetjen në këtë kohë të vështirë.

Unë i ftoj të gjithë qytetarët të kenë kujdes maksimal në javët në vijim, kur virusi mund të përhapet masivisht.

Le të përgatitemi për festë në familjet tona. Të evitojmë çfarëdo ngjarje ku ka grumbullim të njerëzve. Të ruajmë nga virusi prindërit tanë, të moshuarit, ata me shëndet të dobët, të sëmurët kronik. Të ndihmojmë mjekët dhe infermierët tanë të mos kenë ngarkesë, në mënyrë që të festojnë edhe ata me familjet e tyre.

The post Avdullah Hoti tregon masat e reja që janë marrë sot appeared first on Prizreni Sot.

Hoti: Të premten hapet zyrtarisht sistemi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
Pas takimit me zyrtarë të BQK-së dhe Trustit, kryeministri i vendit Avdullah Hoti është deklaruar në një konferencë për media.

Ai ka thënë që të gjitha përgatitjet janë kryer për tu implementuar pagesat nga Trusti.

“Ligji ka dal në Gazetën Zyrtare dhe ligjërisht këto institucione veçse mund të fillojnë punën siç parashikohet në Ligj. Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe janë ndarë informacionet në mes të këtyre dy institucioneve, është përgatitur sistemi është hapur ueb faqja dhe të premten në orën 15:00 hapet sistemi për qytetarët për të aplikuar për tërheqjen e këtyre kursimeve”, ka thënë ai.

Hoti theksoi se shpreson që nuk do të ketë problem me sistemin ku do të tërhiqen mjetet.

“Besoj që sistemi në bazë të përgatitjeve është plotësisht i sigurt dhe është i pagatitur që t`i përballoj fluksin e qytetarëve për të tërhequr mjetet”, ka thënë më tutje ai.

The post Hoti: Të premten hapet zyrtarisht sistemi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti appeared first on Prizreni Sot.

​Hoti: Në javën e ardhshme do të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike
Kryeministri Avdullah Hoti ka vizituar njërën nga veraritë në Suharekë, ku edhe ka premtuar se në javën e ardhshme do të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike.

Kryeministri Hoti ka thënë se kjo vizitë ka të bëjë për t’i dhënë mbështetje bizneseve dhe prodhimeve vendore, ku nga ky biznes 80 për qind e prodhimit del jashtë Kosovës, me shënimin made in Kosova.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës gjatë gjithë kohës së pandemisë është munduar që t’i mbështes bizneset, dhe janë bërë të gjitha aranzhimet e nevojshme të krijohet fondi i cili do t’i ndihmon bizneset.

“Në kapacitetet tona jemi munduar që në këtë kohë të pandemisë të mbështesim bizneset duke iu falënderuar ministren e financave, ministren Bajrami, zëvendësministrin Krasniqi, që kanë bërë të gjitha aranzhimet e nevojshme që të na vënë në dispozicion fondin prej 365 milionë euro për biznese, prej së cilës 270 milionë euro janë shpërndarë deri më tash, përfshi 60 milionë më herët, 24 milionë në bujqësi, duke dyfishuar subvencionimet për hektar të vreshtave nga një mijë, në dy mijë euro… gjendja është vërtetë e rëndë, por do t’iu qëndrohet afër bizneseve edhe në muajt e ardhshëm për ta tejkaluar këtë situatë”, ka thënë Hoti.

Ndërsa nga këtu ka premtuar se në javën e ardhshme do të kalohet ligji për rimëkëmbje ekonomike dhe do të definohen të çështjet, ku përfshihen mjetet që do të marrin qytetarët nga kursimet e tyre por edhe lehtësira të tjera që do të bëhen për bizneset.

Hoti ka thënë se po punohet edhe për përgatitjen e pakos së re fiskale gjatë muajit dhjetor dhe se në mbledhjen e parë të janarit do të miratohet kjo pako.

“Unë sot po jap edhe premtim publik që ligji për rimëkëmbje ekonomike do ta kaloj javën tjetër dhe do të mbyllet kjo çështje, ku do të definohet të gjitha çështjet, edhe mjetet që do ta marrin qytetarët nga kursimet e tyre, edhe një listë e ndryshimeve ligjore, përfshi mundësinë për t’i shtyrë obligimet tatimore, për t’i heqë ndëshkimet e nevojshme, për të rishikuar TVSh-në në lëndë të parë të prodhimit vendor e cila duhet të adresohet. Dhe ajo që po punojmë tash në përgatitjen e pakos së re fiskale gjatë muajit dhjetor, bashkë me gjitha Odat Ekonomike, dhe besoj që në mbledhjen e parë ose të dytë, në janar si të miratohet kjo pako e re fiskale ku adresohen të gjitha burokracitë e nevojshme, dhe gjitha çështjet që e lehtësojnë të bërit biznes”, ka thënë Hoti.

I pyetur nga gazetarët se a ka arritur ndonjë marrëveshje me partitë tjera për votimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike, Hoti ka thënë se do të arrihet një konsensuse, pasi që ky ligj i prek të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe se ky ligj do të kaloj së shpejti.

“Unë besoj se do të mbërrijmë një konsensuse të gjerë sepse… ky është ligj, ligji për rimëkëmbjen ekonomike i prek të gjithë qytetarët, të gjitha bizneset dhe gjitha familjet pa përjashtim. Unë e kam shpreh disa herë gjatë diskutimit që kemi pasur se jam plotësisht i hapur për të pranuar rekomandime nga të gjitha grupet parlamentare pa përjashtim… ligji për rimëkëmbje ekonomike do të kaloj së shpejti, do ta shohim”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë se për t’i tejkaluar sfidat me pandeminë Covid-19, është vendosur që të paguhen nga dy herë subvencionet, ku përfshihet dy herë pagesë edhe për veraritë, ku do të jenë njëherë katër cent për litër vere, dhe pastaj edhe katër cent të tjera.

“Kemi vendosur që sivjet për t’i tejkaluar sfidat e Covidit të dyfishojmë subvencionet ose të paguajmë dy herë subvencionet edhe për sipërfaqe të mbjellë me vreshta për nga një mijë euro për hektar, në dy mijë euro për hektar. Tani jemi në përfundim të pagesës së parë për të gjitha subvencionet, për të gjitha kulturat bujqësore, dhe natyrisht do të paguajmë dy herë edhe subvencionin për litër të prodhuar, pra fillimisht nga katër cent për litër, dhe pastaj nga katër cent të tjera”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se përkundër pandemisë edhe kjo komunë, me kapacitetin qe ka ndihmuar bizneset duke iu falur disa tatime, por pa ndihmën e Qeverisë, nuk mund të bëhet asgjë.

“Kemi pasur probleme edhe ne si komunë për shkak të pandemisë, por edhe ne në atë mundin tonë, kemi dhënë mbi 300 mijë euro, në bashkëpunim me asamblenë t’iu falen bizneseve disa tatime. Po mundohemi në çdo aspekt t’iu ndihmojmë, mirëpo pa e pas përkrahjen prej Qeverie nuk kemi si t’i kryejmë punët”, ka thënë Muharremaj.

The post ​Hoti: Në javën e ardhshme do të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike appeared first on Prizreni Sot.

Hoti paralajmëron pakon e re 182 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57  vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75  vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69  vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67  vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 35.549 raste nga 134.318 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 939 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.864.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 276 raste, Mitrovicë 53 raste, Gjilan 35 raste, Podujevë 30 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Pejë 23 raste, Skenderaj 19 raste, Ferizaj 17 raste, Drenas 13 raste, Obiliq 12 raste, Prizren 11 raste, Lipjan 10 raste, Klinë 9 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Istog 7 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Kamenicë 4 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Junik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat  Graçanicë, Kaçanik dhe Mamushë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

The post Hoti paralajmëron pakon e re 182 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike appeared first on Prizreni Sot.

Hoti flet për Covid-19, tregon nëse do të ketë ashpërsim të masave
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur për situatën me Covid-19 në Kosovë. Thotë se numri i të infektuarve po vazhdon të jetë i lartë por se në fund të kësaj jave do të rishikohen masat e vendosura nga qeveria.

“Numri është mjaft i lartë. Ditëve të fundit kemi pasur rreth 600 raste të reja pozitive dhe e kemi riorganizuar sistemin tonë shëndetësor’, tha Hoti.

“Kemi rrit kapacitetet shqetësuese dhe po përcjellim të gjitha protokollet e sugjeruara nga organizatat ndërkombëtare’, shtoi ai për televizionin Klan në Maqedoni.

“Nuk e kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por në bazë të ligjit që kemi anti-covid kemi ndërmarrë hapa të nevojshëm. Jemi duke përcjellë situatën. Në fund të kësaj jave bëhen dy javë të masave të reja dhe do të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të efektit të atyre masave për të konsideruar nëse duhet të shkojmë në masa që janë pak më ekstreme e që nuk janë te lehta realisht por do të detyrohemi ndoshta të marrim masa më të ashpra’, tha Hoti.

The post Hoti flet për Covid-19, tregon nëse do të ketë ashpërsim të masave appeared first on Prizreni Sot.

Hoti ripërsëritë: Vendi është në gjendje lufte me situatën e krijuar nga COVID-19
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në orët e para të mëngjesit ka vizituar Klinikën Infektive e cila po përballet me një numër të madh të pacientëve të infektuar me COVID-19.

Pas ardhjes së kryeministrit aty, pak minuta më vonë iu bashkua edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

E pas vizitës që bënë në Klinikën Infektive, Hoti përsëriti se vendi është në gjendje lufte me situatën e krijuar nga COVID-19.

Ai tha se do të angazhojnë staf shtesë që të ju dalin në ndihmë pacientëve.

“Bashkë me ministrin do të jemi këtu në vizita të rregullta dhe do të bëjmë të pamundurën që të gjithë pacientët të marrin ndihmën e duhur mjekësore”, u shpreh ai.

E derisa zakonisht në rate të tilla, mediave u drejtohet edhe ministri Armend Zemaj, sot ai sot nuk e mori fjalën.

E ndryshe nga kryeministri Hoti që deklaroi se është gjendje lufte, U.D. të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, tha se situata është plotësisht nën kontroll.

“Ju sigurojmë se situata është nën kontroll. Deri më tani asnjë pacient nuk e kemi që nuk e ka marrë trajtimin e duhur për pandeminë”, u shpreh ai.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Berisha bëri të ditur se në këtë klinikë sot janë të shtrirë 106 pacientë, ku 60-70% prej tyre janë me oksigjen, de 6 pacientë me respiratorë.

Ajo tha se lirimi i disa pacientëve po mundëson hospitalizimin e të tjerëve.

Infektologu Salih Ahmeti u shpreh se kjo është faza më e rëndë në menaxhimin e pandemisë, për shkak edhe të gripit sezonal.

The post Hoti ripërsëritë: Vendi është në gjendje lufte me situatën e krijuar nga COVID-19 appeared first on Prizreni Sot.

Hoti thotë se aktakuzat ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit e kanë vënë shtetin në sprovë
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti mbledhjen e sotme të ekzekutivit e ka filluar duke folur për aktakuzat e Speciales.

Hoti ka thënë se si shumë herë, edhe tash Kosova është duke u përballur me sprova.

“Si shumë herë më parë gjatë historike jemi përballur me sprova, kapërcimi i të cilave dëshmon pjekurinë tonë shtetërore. Zhvillimet e fundit si rezultat i konfirmimit të aktakuzave, në mesin e të cilëve edhe presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi e ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli e deputeti Rexhep Selimi, të gjitha këto zhvillime e kanë vënë shtetin në sprovë”, ka thënë ai.

Kryeministri tha se e vlerëson qëndrimin e tyre për t’iu përgjigjur drejtësisë.

“Përshëndes gatishmërinë e tyre, qëndrimin dhe kulturën institucionale që dëshmon se Kosova i beson drejtësisë dhe bashkon me drejtësinë pa asnjë hezitim. Si kryeministër dhe si qytetar t’i hedh një vështrim përpjekjeve tona që kemi bërë për të arritur te liria që gëzojmë. Në vitin 98-99 bota po shihte gjenocid mbi popullin e Kosovës. Sot dy dekada më pas kjo ndërhyrje shpëtimtare kujtohet si një akt i humanizmit të lartë ndërkombëtarë. Andaj ne do të jemi përherë mirënjohës vendeve mike që na ndihmuan në cistet më kritike të historisë tonë. Ne do të punojmë bashkërisht për të forcuar institucionet, e ardhmja qëndron mbi gjithë ne, ne secili në detyën e vet do të jemi në shërbim të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

I pari i Qeverisë ka kërkuar stabilitet e bashkëpunim mes të gjitha institucioneve e partive politike.

“Në këto kohë të vështira me pandeminë ne po ballafaqohemi me forcimin e stabilitetit, duhet të tregojmë urtësi dhe vizion që së bashku ta përballojmë këtë provë. Jam i bindur që para botës do të dalim faqebardhë, ashtu si gjithmonë. Qeveria vlerëson se duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve sa i përket ushtrimit të kapaciteteve kushtetuese, qeveria zotohet se do të punojë me përkushtim për t’i realizuar qëllimet. Qeveria do të bashkëpunojë me të gjithë bartësit e institucioneve, presim bashkëpunim nga të gjitha subjektet në vend. Qeveria pret nga të gjithë që të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike, i besojmë drejtësisë dhe pa drejtësi të plotë një vend nuk mund të ketë paqe as me veten as me të tjerët. Ky është qëndrimi i qeverisë karshi zhvillimeve”, ka thënë ai.

The post Hoti thotë se aktakuzat ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit e kanë vënë shtetin në sprovë appeared first on Prizreni Sot.