Abdullah Thaçi Archives - Prizreni Sot

Ata që Pavarsinë e shtetit tonë e shohin si “projekt të përkohshëm”, janë njerzit më të paguar dhe privilegjuar në Kosovë ?!!
Shkruan: Abdullah Thaçi

Kosovën, historikisht, e kanë mbrojtë dhe do ta mbrojnë, bijtë dhe bijat e këtij nënqielli , që gjak e jetë e kanë atë tokë e ato shkrepa.

Të tjerët, që i kanë braktisë trojet e veta e janë strukë në Kosovë, pavarsisht “pushtetit” dhe misionit që kanë sot, nuk do t’ia arrijn kurr ta zhbëjn mëvetsinë tonë.

Ata veç munden të vazhdojn me shërbesen e tyre,  në linjë të puthitur me Vuçiçin se, Pavarsia e  Kosovës, është projekt i “përkohshem”?!!

Agjenda serbe, gjithë shqiptarët ka dëshirë t’i shoh si ju: pa themele, pa çati e pa adresa në Luginë e Malësi, e me pasaporta të Shqiprisë!!

Të qenit patriot sot, është barrë e rënd që nuk mund ta bajë çdo kush. E më së paku Liburni e Albini.

Sepse, patriotët ku do që shkojn, nuk i braktisin vatrat dhe identitetin e tyre!

Patriotët, pavarsisht ku jetojn e zhvendosën, e ruajt lidhjen emocionale me vendlindjen dje atdheun.

Ata, me mjete legale të kohës moderne, e vazhdojn luftën e projektve të burrave e grave të kombit.

Ata janë të bindur se, “Bashkimi Kombtar” nuk është bashkimi fizik i një pjese të  Kosovës me Shqiprinë, por agjend për zhbërjen e Kosovës i shtet!!!

Bashkimi Kombtar,  është një tërsi shumë më e madhe territoresh etnike, që prek shumë shtete në rajon, sot, shumica dërmuese e tyre pjesë e NATO-s.

Andaj, nëse keni një plan konkret se si Shqiprisë me i’a bashkangjitë Qamërinë, Iliridën, Malsinë e Madhe, Tuzin, Ulqinin, Luginën e Sanxhakun edhe unë jam me ju!!

Pastaj, pa gajle, natyrshëm, në fund, edhe Kosova është aty!

Deri te ai moment, sot, patriotizëm është me pas edhe pasaportën e armikut!!!

E me këtë, ruhen themelet e shqiptarve në tokat e pushtuara në Luginë e Malësi. E sa herë që ka zgjedhje atje, lokale e qëndrore,   me shku e me votu. Sepse, kur je pak, një votë ka vlerë shumë të madhe!

Këtë gjë e bëjn shumë miq të mi, që kanë lindur e  jetojnë në Kosovë, por baballarët i tyre intelektual, jeta dhe puna në rini, i ka sjell në Kosovë.

Ata, me takatin e tyre, sa herë që shqiptarve ju duhet vota, shkojn dhe votojn në Iliridë, Luginë e Malësi.

Ti Liburn bashkë me Albinin, pse  jo?!

Sepse keni tjera agjenda. Nuk ju ha palla për Luginën e Malsinë !!

Ju shkoni në një linjë me agjendat e armikut.

Ju, me organizatën tuaj politike, shkoni e merrni pjesë në zgjedhje të Shqiprisë dhe i acaroni deri në armiqësi mardheniet zyrtare mes Shqipërisë e Kosovës!

Juve, tani më ju ka dalë boja.

Po ju lexohen letrat n’xhep.

Unë e kam ditë kush jeni me kohë.

E mira është se po i zhgënjeni edhe ata që besuan në përrallat tuaja “patriotike”!

Unë nuk habitem pse Kosova e pavarur ka kaq shumë armiq.

I habitshëm mbetet fakti se, pikrisht, ata që Pavarsinë e shtetit  tonë e shohin si “projekt të përkohshëm”,  janë njerzit më të paguar dhe privilegjuar në Kosovë ?!!

The post Ata që Pavarsinë e shtetit  tonë e shohin si “projekt të përkohshëm”,  janë njerzit më të paguar dhe privilegjuar në Kosovë ?!! appeared first on Prizreni Sot.

Na kanë goditë e coptu ndër shekuj. Njejtë si sot, pas një dite nga dje, na kanë pajtu me përallat e njejta të Kusulkuqës.
Tash  pas shuplakës së radhës me “Liberalizimin e Vizave”, vazhdon faza e marrjes me të mirë nga polici i mirë i Evropës.

“Mos dorzohi, se liberalizimi do të ndodh”!

Shkruan: Abdullah Thaçi

Lëvizja e lirë pa viza, si faza e parë drejt integrimit Europian, para kritereve teknike, secili vend duhet të plotësoj kriteret strategjike.

Kriteri kryesor strategjik, për integrim në BE është pengimi i ndikimit të Lindor-Rus në një vend të caktuar dhe joshja e atij vendi për tu fut në kontrollin e Perendimit-Europës.

Vendet të cilat  përkdhelën nga Perendimi për t’ia kthy shpinën Rusisë, mbeten vende kryesisht sllave që historikisht vendimet politike i kanë marr në Moskë.

Ky fakt është një kartë e fortë në dorën e këtyre shteteve për t’i realizu qëllimet e tyre ekonomike dhe politike.

Këtë kartë, mjeshtrisht, po e përdorë shumë mirë edhe Serbia, e cila po përfiton nga rasti duke vjelë investime dhe fonde, në emër të integrimit dhe orientimit, nga Perendimi e në anën tjetër vazhdon të ruaj  lidhjet e forta tradicionale me Moskën.

Këtë fat nuk e Kosova!

Perendimi, duke e ditë se nuk jemi sllav e me këtë as pro rus, nuk ka pse ngutet e të na jep diçka që nuk merr një kundërvlerë prej saj!

Perendimi e ka kuptu drejt faktin se, vetëm një ditë pas shuplakës, e mjaftushme për ne është të na ndrrohet vetëm polici, të na vije ai i “miri” dhe të na thot, ai dje ishte pak nervoz, se ju jeni të mirë dhe meritoni shumë !.

Eh, ne mashtrohemi ma lehtë se fëmiu në qerdhe.

Na kanë goditë e coptu ndër shekuj. Njejtë si sot, pas një dite nga dje, na kanë pajtu me përallat e njejta të Kusulkuqës.

The post Na kanë goditë e coptu ndër shekuj. Njejtë si sot, pas një dite nga dje, na kanë pajtu me përallat e njejta të Kusulkuqës. appeared first on Prizreni Sot.

LAMTUMIRË SHPIRTBARDH
Abdullah Thaçi

Gurbet o plagë e rënd shekullore
Që zemrat tona po i bënë copë copë
Në vendin ku kem lind e rritë
Si çdo ditë, unë mungoj dhe sot !

Gurbetqari mungon n’dasma e gëzime
Akoma më rënd kur mungon në morte!
Për me u përqafu fort me njerzit e familjes
Për t’ngushëllu njëri tjetrin me zemër të thyer.

I ndodhur mes katër muresh
Shumë e rënd kjo barrë o Zot !
Që nuk përshkruhet me fjalë
Pse unë s’jam aty sot,
Për ta belbëzu fjalinë që e urrej :
Lamtumirë o dajë !

Dikur isha shumë i ri,
E nuk i kuptoja mirë sinonimet e fjalëve.
Aty ku nuk ishe prezent ti
Të gjithë pajtoheshin me një fjali,
Asllan mes nesh nuk lind më nana !

Sot kur shpirti yt ju dorzua Krijuesit,
Kujtimet e mia mi kthejnë shumë momente
Me zërin tënd të ëmbël e të butë
Unë nipi yt “jetim” flas me fotografinë tënde !

Në secilin moment t’dhimbjeve e derteve t’mia
Nuk e di se e ndjeje nevojën time
Kur papritmas pranoja thirrjen tënde
Për të ma shkarku secilin hall të jetës,
E për ta ngarku atë mbi supet tua të vuajtur !

Përkundër sprovës me sëmundjen tënde,
Eh si nuk dite o burr të ankoheshe një herë ?!
Qetsisht e pranove jetën ashtu si e shkroi Zoti
Jetove ndershëm me hallet e gjithë neve,
Lumturia e të tjerve ishte pasuria jote e vetme !

Tash kur fizikisht nuk je mes nesh,
Do të jetojmë me kujtimet dhe amanetet tua
E një premtim publik pe nisë nga vetja :
Përjetsisht, krenar që të patëm,
Mos na raftë me ta koritë nderin dhe emrin!

Lamtumirë shpirtbardh.

Bühl, Gjermani
12 Tetor 2021

The post LAMTUMIRË SHPIRTBARDH appeared first on Prizreni Sot.

MË FAL MOTËR QË JAM VLLAI YT !
Dje bëra një shkrim për shkeljet e rradhës të Komunës së Prizrenit, aktualisht e udhëhequr nga sekti i Vetvendosjes, ndërsa sot do t’ju shkruaj për kronoligjinë dhe prapaskenat e turpit !

Shkruan: Abdullah Thaçi

Për vetën nuk kam pse shkruaj e flas, miq e armiq, të gjithë më njihni në mënyrën tuaj. Unë jam fëmiu i parë, prej katër fëmijve të prindërve tanë mësues të respektuar që nga vitet 70-ta të shekullit që shkoi. Të gjithë u shkolluam me mundin e prindërve tanë, që punuan pa u ndal që nga atëherë.

Deri sa unë studiova dhe magjistrova në Shkencat Ekonomike, dy motrat e mia ndjekën rrugën e nanës dhe u diplomuan në Shkencat Ekzakte me notë mesatare pak në 10.

Unë si i pari fëmij,  kisha barrën dhe privilegjin të jem pjesë e shumë zhvillimeve të kohës. Vitet e pushtimit, si gjimnazist isha pjesë e organizimit paralel në logjistikën e rezistencës  dhe protestat e organizuara nga Unioni i SHLP-së së atëhershme!

Paslufta na gjeti student e aktivist politik. Jo pse e doja politikën dhe lojrat e saj, më tepër ishte formë refuzimi ndaj atyre që i njihja si bashkpunëtorë të regjimit serb, e përqudi pasluftës u bënë “patriot” duke u bashku atyre që vetën e quanin parti të krahut të luftës !

Kështu vazhduam ndaras me ta. Deri në 2007, ne në pushtet e ata në opozitë, pastaj, secili në punën e tij, i ndërruam rrolet.

Avazi i urisë për pushtet, e solli një standard të ri të sistemimit të militantëve, në shumë sektor erdhën njerëz pa dinjitet. Njejt ndodhi edhe në Arsim. Pushteti i asaj kohe, në krye të Arsimit solli një grup matrapzësh me në krye Nexhat Çoçaj, që shisnin vende pune e vjedhnin ku do ku i jepej rasti i parë.  E unë si i ma budallai edhe ju shpalla luftë të hapur dhe i zura në hajni të pastër të paras publike! Por, për këtë rast në një moment tjetër në detale!

Pasi s’mund të më bënin gjë mua, ai pushtet atëherë filloi hakmarrjen e hapur ndaj familjes time. Nga ai moment, motra ime u bë me “pikë të kuqe” , ndonëse aspekt formal, as që kualifikohej për testim !

Kështu kaluan dhjet vite, për  të ardh një shpresë para katër vitesh. Por e kotë. Asgjë pos emrave të hajnave dhe matrapazëve nuk ndryshoi.

Në konkursin e fundit, për dallim prej atye para këtyre, motra ime u ftua në testim dhe intervistë. Të dyjat i kaloi me me sukses. Të Premtën lista e fituesve ishte gati, aty ishte edhe emri i saj. Por, të Shtunën në mesnatë u ndryshua lista dhe në vend të saj u fut një tjetër, që nuk ishte as pjesë e procesit regrutues!

Sigurisht, unë u intersova dhe provova të kërkoj sqarime nga Kryetari i Komisionit. Por kotë, ai nuk mu përgjigjë mua por një shoku tonë të përbashkët, e atij i tha: për besë nuk kam pas asgjë në dorë, ma kanë hjek prej listës duke më ofru di dëshmi profilin e Facebookut të Dullës e më thanë, hiqe këtë prej liste sepse a nuk pe sheh se ç’ka shkruan ky kundër nesh a ?!

Tash po vazhdojm me procesin e ankimimit, për të vazhdu pastaj me organet e drejtësisë, me shpresë që ato do ta parandalojnë më të keqen e domosdoshme.

Më fal motër që jam vllai yt !

The post MË FAL MOTËR QË JAM VLLAI YT ! appeared first on Prizreni Sot.

PO DU
Shkruan: Abdullah Thaçi

Po du me të pa,

Me të thirrë me zâ,

E ti me fjalën e parë me më “sha”!

Edhe pse të njoha për njeri të fjalës

Kjo ishte hera e parë që ti “tradhëtove”!

Kur nga dritarja e dhomës së pritjes,

Pasi zgjate kokën ka oborri, më the:

Mirë se na paske ardh o “pis” në mëmdhe!

E unë kur thash se erdha me të marr për kafe ?!

Ti më the:

Me lalin veç nja dy tre ditë sa ta marr vetën,

Se do ikim me kismet ka mali e do ç’mallemi!

Vërtetë nuk shkuan dy-tre ditë,  e ti ike!

Ike fshehuraz e pa u ç’mallë!

E unë i rrethuar me plot shok e miq,

Mbeta i heshtur e i pafjalë !

S’po kam më shok në mramje me u “përlah”

E në mengjes me u taku e mos me folë për dje !

Eh po …. !

Sikur të ishe i zakoshëm,

Si zakonisht do t’harroheshe si shumë të tjerë.

E di që s’ke qef me na pa tu mërzitë,

Por lotët vazhdojnë me na lagë jastakun !

E unë kur zgjohem n’mëngjes

Nuk e di a kam kajt a jam djersitë!

Aman,nuk ka ditë që se nisë dhe e mbyllë me ty

Pa të kujtu e me të thonë:

Mirëmengjes e natën e mirë .. …. !

The post PO DU appeared first on Prizreni Sot.