Na kanë goditë e coptu ndër shekuj. Njejtë si sot, pas një dite nga dje, na kanë pajtu me përallat e njejta të Kusulkuqës.

Tash  pas shuplakës së radhës me “Liberalizimin e Vizave”, vazhdon faza e marrjes me të mirë nga polici i mirë i Evropës.

“Mos dorzohi, se liberalizimi do të ndodh”!

Shkruan: Abdullah Thaçi

Lëvizja e lirë pa viza, si faza e parë drejt integrimit Europian, para kritereve teknike, secili vend duhet të plotësoj kriteret strategjike.

Kriteri kryesor strategjik, për integrim në BE është pengimi i ndikimit të Lindor-Rus në një vend të caktuar dhe joshja e atij vendi për tu fut në kontrollin e Perendimit-Europës.

Vendet të cilat  përkdhelën nga Perendimi për t’ia kthy shpinën Rusisë, mbeten vende kryesisht sllave që historikisht vendimet politike i kanë marr në Moskë.

Ky fakt është një kartë e fortë në dorën e këtyre shteteve për t’i realizu qëllimet e tyre ekonomike dhe politike.

Këtë kartë, mjeshtrisht, po e përdorë shumë mirë edhe Serbia, e cila po përfiton nga rasti duke vjelë investime dhe fonde, në emër të integrimit dhe orientimit, nga Perendimi e në anën tjetër vazhdon të ruaj  lidhjet e forta tradicionale me Moskën.

Këtë fat nuk e Kosova!

Perendimi, duke e ditë se nuk jemi sllav e me këtë as pro rus, nuk ka pse ngutet e të na jep diçka që nuk merr një kundërvlerë prej saj!

Perendimi e ka kuptu drejt faktin se, vetëm një ditë pas shuplakës, e mjaftushme për ne është të na ndrrohet vetëm polici, të na vije ai i “miri” dhe të na thot, ai dje ishte pak nervoz, se ju jeni të mirë dhe meritoni shumë !.

 Eh, ne mashtrohemi ma lehtë se fëmiu në qerdhe.

Na kanë goditë e coptu ndër shekuj. Njejtë si sot, pas një dite nga dje, na kanë pajtu me përallat e njejta të Kusulkuqës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *