Abi Carshia Archives - Prizreni Sot

Islam Thaqi dhe Jetmire Vrenezi dënohen me nga tri vite burg për rastin “Abi Çarshia”
Gjykata themelore e Prizrenit, gjatë ditës së sotme ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy (2) të akuzuarve, dhe aktgjykim lirues ndaj katër (4) të akuzuarve, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se , Departamenti i Krimeve të Rënda (trupi gjykues, Kymete Kicaj – Kryetare, dhe anëtarët Raima Elezi dhe Refki Piraj), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarveI.Th., dhe J.V., për shkak se:

JANË FAJTOR

– Se me datë 19 korrik 2019, dhe 21 korrik 2019, në Prizren në objektin “Abi Çarshia” të akuzuarit në cilësinë personave zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” Sh.P.K., Prizren në atë mënyrë:

– I akuzuari I.Th., në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit “Abi” Sh.P.K., në Prizren,

– E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuaraJ.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. ……. me datë 15.07.2019.

Kështu që të akuzuarit, me datë 19.07.2019, me pjesëmarrjen e tyre aktive, realizojnë rrënimin e aneks objektit “Abi Çarshia” duke ditur se i dëmtuarit ka dorëzuar aplikacionin për legalizim, veprojnë në kundërshtim me Ligjin nr. 06/L024, për trajtimin e ndërtimeve pa leje, dhe atë Neni 6 dhe 11, par. 6 në kundërshtim me nenin 5,6 dhe 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/19, të datës 12.07.2019, Ligjin mbi procedurën e përgjithshme Administrative si dhe vendimeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

nr. A213/18 si dhe A-179/19, me të cilën janë anuluar aktvendimet të Drejtorisë së Inspektorateve Komunal i ndërtimtarisë në Prizren nr. ………….., nr. ……………, duke obliguar organet Komunale në Prizren të veprojnë konform ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe Udhëzimeve Administrative në fuqi, andaj të akuzuarit duke mos i përfillur vendime te Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi, me ç ‘rast gjatë rrënimit shkaktojnë dëm.

Me këtë në bashkëkryerje kanëkryer penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 par. 1-1 lidhur me nenin 31 të të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i GJYKON:
– Të akuzuarin I.Th., Dënim me GJOBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve

– Të akuzuarën J.V., Dënim me GJOBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve
Të akuzuarit -E.M.-Th., A.T., I.B., dhe Sh.K.,LIROHEN NGA AKUZA, ngase nuk është provuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 par. 2 lidhur me par.1 dhe neni 31 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dëmtuari “Abi” Sh.P.K., për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Kymete Kicaj, në pika të shkurtra ka arsyetuar dënimin e shqiptuar duke sqaruar se në bazë të administrimit të provave, duke analizuar veç e veç secilën provë materiale, deklarimet e dëshmitarëve dhe mbrojtjen e të akuzuarve, Gjykata ka gjetur se të akuzuarit I.Th., (në cilësi të Drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratave) dhe J.V., (në kuadër të zyrtares pranë Drejtorisë së Inspektorateve), duke vepruar me dashje direkte tejkalojnë autorizimet e tyre ligjore.

Bazuar në të gjitha provat, Gjykata ka vlerësuar se autoritet – të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjet e aplikueshme dhe udhëzimet administrative.

I dëmtuari është udhëzuar në kontest të rregullt civil, pasi që trupi gjykues ekspertizës i ka falur besimin pjesërisht, vetëm sa i përket konstatimit të dëmit, por jo në lartësinë e tij në shumën prej 69,729.66 euro.
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

The post Islam Thaqi dhe Jetmire Vrenezi dënohen me nga tri vite burg për rastin “Abi Çarshia” appeared first on Prizreni Sot.

Gjykata vërtetoi kundërligjshmërinë e rrënimit të një pjese të kompleksit ABI Çarshia!
-Sot, Gjykata Themelore në Prizren pas një procesi të gjatë gjyqësor, shpalli aktgjykimin kundër ish zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, ku e vërtetoi kundërligjshmërine e veprimeve të këtyre të fundit me rastin e rrënimit të një pjese të kompleksit ABI Çarshia në vitin 2019.

-Përkundër që me aktgjykim u dënuan vetëm ish-drejtori i inspektoratit dhe ish-inspektorja e ndërtimit në Komunën e Prizrenit, në anën tjetër me këtë aktgjykim në mënyrë të plotë u vërtetua ajo që e kemi thënë qysh ditën e rrënimit, që veprimet e asaj kohe të zyrtarëve të Komunës së Prizrenit ishin plotësisht të kundërligjshme dhe ato u kryen me vetëdije dhe qëllime të caktuara.

-Legalizimi i tërësishëm i kompleksit të ABI Çarshisë nga vet Komuna e Prizrenit në vitin 2021, dhe tani ky Aktgjykim dënues i Gjykatës Themelorë në Prizren vërtetojnë që ABI Çarshia kishte të drejtë në kërkesat e saj dhe po kërkonim vetëm atë që na garanton ligji. NE gjithmonë do të jemi për respektim të ligjit dhe të së drejtës, ashtu që shpresoj se ky rast do t’i shërbej si mësim të gjithë atyre që tentojnë të abuzojnë me autoritetin e shtetit dhe veprojnë në kundërshtim me ligjin.

-Ju falenderojmë të gjithë atyre që kanë besuar në të drejtën e ABI Çarshisë, duke filluar nga vizitorët, konsumatorët, qytetarët e Prizrenit dhe tërë Kosovës, avokatët tanë që kanë bërë një punë të shkëlqyer në mbrojtjen e interesave të ABI Çarshisë, si dhe e vlerësojmë shumë punën e drejtë dhe të ligjshme të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe të Gjykatës Themelore në Prizren.

-Sapo të marrim akgjykimin me shkrim në formë të shkruar, i njejti do të analizohet nga avokatët tanë, dhe konform të gjeturave, ne do të ndërmarrim veprimet e nevojshme për procedurat tjera të ankesës për të involvuarit e tjerë të cilët u shpallën ta pafajshëm.

Ju falemnderit për mirëkupim!

Me respekt,

ABI Çarshia

The post Gjykata vërtetoi kundërligjshmërinë e rrënimit të një pjese të kompleksit ABI Çarshia! appeared first on Prizreni Sot.

Rasti “Abi Çarshia”, përfundon gjykimi ndaj ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit të akuzuar për korrupsion
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të akuzuarit Islam Thaçi, Jetmire Vrenezi, Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipron Krasniqi, gjatë fjalës përfundimtare në seancën e së premtes, kanë mohuar akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të lartcekurit, akuzohen se në cilësi të personave zyrtarë kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke rrënuar aneksin e objektit të “Abi Çarshia” Sh.p.k, me ç’rast sipas aktakuzës pretendohet se i shkaktuan dëm afro 70 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori i rastit Mehdi Sefa, në fjalën e tij përfundimtare, ka deklaruar se pas shqyrtimit të të gjitha provave është vërtetuar se të akuzuarit kanë tejkaluar kompetencat e tyre, me të cilën kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Të akuzuarit sipas prokurorit Sefa duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin me pjesëmarrje aktive kanë realizuar rrënimin pa asnjë bazë ligjore, pasi që objekti ka qenë në pritje të legalizimit.

Prokurori Sefa, ka propozuar trupit gjykues që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të njëjtit sipas tij, të dënohen sipas ligjit.

“Kërkoj nga trupi gjykues, duke marrë për bazë këto që u theksuan të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, me ç’rast gjatë marrjes dhe shqiptimit të dënimit trupi gjykues të ketë parasysh rrethanat të cilat ndikojnë në llojin dhe lartësinë e dënimit”, tha prokurori Sefa.

Përfaqësuesi i autorizuar i palës së dëmtuar, avokati Taulant Hodaj në fjalën përfundimtare ka deklaruar se e mbështet prokurorin e shtetit në ato që i tha, i njëjti po ashtu i ka dorëzuar trupit gjykues fjalën përfundimtare të tij me shkrim.

Ndërsa, përfaqësuesi i “Abi” Sh.p.k, Irfan Fusha në fjalën përfundimtare ka parashtruar kërkesën pasurore juridike dhe e ka mbështetur fjalën përfundimtare të avokatit Hodaj.

Mbrojtësi i të akuzuarit Islam Thaçi, avokati Blerim Mazreku e ka dorëzuar fjalën përfundimtare më shkrim, ndërsa në pika të shkurtra edhe ka elaboruar para trupit gjykues, ku mes tjerash deklaroi se prokuroria nuk ka asnjë provë ndaj të mbrojturit të tij.

“Konsiderojmë se në gjithë provat të cilat janë administruar gjatë këtij procesi gjykues, nga asnjë provë të vetme prokuroria nuk ka arrit të provoj se i mbrojturi im ka vepruar jashtë kompetencave të veta”, tha avokati Mazreku.

Tutje, fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij, avokati Mazreku e ka mbështetur edhe i akuzuari Thaqi, i cili deklaroi se asnjëherë nuk ka tejkaluar kompetencat e tij dhe se çdo here sipas tij, ka pasur kujdes të veçantë në trajtimin e rastit.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarës Jetmire Vrenezi, avokati Adem Vokshi, në fjalën përfundimtare të tij ka mohuar akuzat e prokurorisë, fjalë kjo e cila është mbështetur edhe nga e akuzuara Vrenezi.
“Është absurde të krahasohet veprimi i kundërligjshëm me faktin se një vjet më vonë është aprovuar kërkesa dhe është dhënë leja e ndërtimit për pjesën e aneksit të objektit të “Abi Çarshisë” tha avokati Vokshi.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarës Egzona Morina- Thaçi, avokati Valdet Hoxha në fjalën e tij përfundimtare ka theksuar se nga i dëmtuari pronari i “Abi Çarshisë” nuk ka pasur kallëzim penal të ngritur kundrejtë të mbrojturës së tij.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Shqipron Krasniqi, avokati Asman Hoxha, tha se nuk qëndron me konstatimet e prokurorisë.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Kymete Kicaj ka njoftuar palët se shpallja e aktgjykimit të këtij rasti do të bëhet me 17 maj 2022.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqi, Jetmire Venezi, Egzonë Morina-Thaqi, Arian Taraku dhe Isë Bislimaj, të cilët po i ngarkon me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Prokuroria pretendon se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin Administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative, si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nr. A-213/18 dhe A-179/19, me të cilat ishin anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Sipas Prokurorisë, këto vendime obligojnë organet komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur këto vendime, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Dëmi që pretendohet se i është shkaktuar “Abi Çarshia”, me rrënimin e ankesit në fjalë, është në vlerë prej 69,729.66 euro.

Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

The post Rasti “Abi Çarshia”, përfundon gjykimi ndaj ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit të akuzuar për korrupsion appeared first on Prizreni Sot.

ABI Çarshia me investim në kursimin e energjisë elektirike
Banka Procredit njoton për një investim ne ABI Çarshi, e cila ndryshimeve klimatike i është përgjigjur me masa konkrete, të cilat ndër të tjera, sjellin edhe kursime në energji elektrike.

Në njotim thuhet:

Një klient tjetër i bankës i cili ndryshimeve klimatike i është përgjigjur me masa konkrete, të cilat ndër të tjera, sjellin edhe kursime në energji elektrike, është edhe kompania #abicarshia

Cfarë ka bërë konkretisht #abicarshia?

Shfrytëzim i hapësirës së kulmit të objektit afarist
Hapësirë e kulmit e mbuluar me panele solare: 11,165 m2
Instalim i paneleve solare me kapacitet: 2,133 kë
Lloji i sistemit: I lidhur në rrjeti elektrik
Kthimi në investim: 5.4 vite

Çfarë kemi arritur përmes këtij investimi ne si “ABI” ShPK :

Prodhim vjetor të energjise elektrike: 2,577,009 kwp

Ulje të shpenzimeve të energjisë elektrike për 34%

Reduktim të emetimit të CO2 për 1,071,707 kg/vit e barabartë me reduktimin vjetor të CO2 që sjellin 70,223 drunjë malor.

Abi Çarshia Abi-Center #Abiçarshia #abicenter #abimilk #abistore

The post ABI Çarshia me investim në kursimin e energjisë elektirike appeared first on Prizreni Sot.

Qendrat e hapura tregtare si Abi Çarshia lejohen të punojnë edhe pas masave të reja
Duke filluar nga sot (7 prill) kanë hyrë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të kontrollit, parandalimit dhe luftimit të pandemisë COVID-19.

Në mesin e këtyre masave parashihet që qendrat e mbyllura tregtare ta ndalojnë veprimtarinë tërësisht, ndërkaq qendrat e HAPURA tregtare si Abi Çarshia lejohet ta zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Kjo nënkupton se Abi Çarshia është duke zhvilluar punën normalisht duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin dhe parandalimin e pandemisë COVID-19.

Si qendër e hapur moderne tregtare, Abi Çarshia ofron një sërë aktivitetesh që mund t’i zhvilloni si individë, çifte apo si familjarë.

Hapësirat e bukura për foto dhe mundësitë e panumërta për shopping janë vetëm disa prej aktiviteteve që kjo qendër i ofron.

Të gjitha këto aktivitete mund t’i kryeni në Abi Çarshia edhe gjatë periudhës së shtrëngimit të masave, ndërkohë që kafenë e shijoni si Take Away nga lokalet e shumta që gjenden aty!

The post Qendrat e hapura tregtare si Abi Çarshia lejohen të punojnë edhe pas masave të reja appeared first on Prizreni Sot.