Albin Kurti Archives - Prizreni Sot

Kurti vizitë në Prizren, pa nga afër trashegiminë kulturore të qytetit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dy deputetët Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj dhe asamblistja e VV-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, gjatë ditës së djeshme ka vizituar qytetin e Prizrenit.

Gjatë qëndrimit atje Kurti vizitoi institucione të ndryshme në këtë qytet me plot trashëgimi historike e kulturore.

Vizitën e tij, kryeministri Kurti e filloi në Këshillin e Bashkësisë Islame, për t’i uruar për festën e Bajramit. Aty u prit nga udhëheqësit e saj të cilët e falënderuan kryeministrin për vizitën, njofton zyra e kryeministrit.

“Fillimisht u ndal për vizitë te hamami shumëshekullor i njohur si “Hamami i Gazi Mehmed Pashës” i cili është një monument në të cilin janë të kombinuar traditat orientale me ato lokale, e që është shndërruar në një nga simbolet shpirtërore të qytetit.

Pastaj pa nga afër finalizimin e punës tek Lokaliteti Arkeologjik në Sheshin e Lidhjes në Prizren, me rëndësi të madhe historike, shkencore, kulturore dhe edukative, dhe është dëshmia e radhës e lashtësisë mijëravjeçare së qytetit. Qeveria e Kosovës është duke mbështetur projektet e restaurimit të lokalitetit që sa më shpejt t’i prezantohet edhe publikut, si dhe të promovojë vlerat kulturore përmes zhvillimit të turizmit kulturor”, thuhet në njoftim.

Kurti ka vazhduar pastaj te Katedralja “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, e cila përveç vlerës së rëndësishme historike, ka vlerë të lartë estetike, shoqërore, kulturore dhe edukative.

“Kjo Katedrale është në mesin e shumë aseteve të trashëgimisë kulturore të restauruara gjatë qeverisjes se deritanishme.

Vizitën e tij në Prizren, kryeministri Kurti e përmbylli në Kinemanë Lumbardhi, për të ndjekur koncertin “Harmonia e Kulturave” nën interpretimin e solistes Rejhane Kodrazi, pianistes Eda Vllaço dhe vilolinistit, Avni Thaqi”, njofton ZKM.

The post Kurti vizitë në Prizren, pa nga afër trashegiminë kulturore të qytetit appeared first on Prizreni Sot.

Kurti i përmend aleatët amerikanë e europianë në Prizren, thotë se Kosova e Shqipëria forcohen me ta
145 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sot mblodhi disa nga krerët institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë në Prizren për të shënuar këtë ngjarje.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se të dyja shtetet avancojnë kur janë bashkë, derisa këtu përmendi edhe aleatët.

“Vetëm të lidhur bashkë dhe besnikërisht rreth Lidhjes si mendësi dhe vetëdije politike mund të avancojmë në rrugën tonë për përforcimin politik të shteteve tona bashkë me aleatët dhe partnerët tonë strategjikë amerikanë dhe europianë”

Për këtë, Kurti tha se Lidhja “na bashkon sot dhe do të na bashkojë çdoherë”.

“Ne ruajmë traditën tonë të shëndoshë politike të angazhimit tonë të përditshëm për të çuar përpara interesat tona politike gjithnjë si një komb europian”.

Në këtë manifestim po marrin pjesë edhe dy presidentët, Vjosa Osmani e Bajram Begaj, si dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

The post Kurti i përmend aleatët amerikanë e europianë në Prizren, thotë se Kosova e Shqipëria forcohen me ta appeared first on Prizreni Sot.

Albin Kurti refuzon ta takojë Vuçiqin me 11 maj në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para mediave në Bruksel se nuk do të marrë pjesë në takimin 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Kurti ka nisur të mërkurën takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz, për Punë të Jashtme dhe ai për Çështje Evropiane dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Ky i fundit ka arritur në Bruksel të martën dhe po atë ditë ka pasur një takim joformal me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog Mirosllav Lajçak.

Kurti së pari zhvilloi një takim me kryeministrin e Belgjikës Aleksandar De Croo, për të vazhduar më pas me takimet në Komisionin Evropian./REL/

The post Albin Kurti refuzon ta takojë Vuçiqin me 11 maj në Bruksel appeared first on Prizreni Sot.

Albin Kurti infektohet me COVID 19
Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka njoftuar se është infektuar me COVID 19.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Lëvizjes e qytetarë të Republikës,

Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim.

Gjithë të mirat,

Albini

The post Albin Kurti infektohet me COVID 19 appeared first on Prizreni Sot.