Arben Vitia Archives - Prizreni Sot

Nga e hëna nuk mund të hyni në kafene nëse s’jeni vaksinuar, jashtë po
Ministri Arben Vitia ka prezantuar masat e reja kundër COVID-19 që pritet të hyjnë në fuqi nga 27 shtatori. Sipas masave të reja, në kafene mund të shërbeheni në hapësirat e jashtme nëse s’jeni të vaksinuar, por jo brenda.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur lidhur me masat e reja anti-COVID.

Vitia ka thënë se masat e marra disa javë më parë janë treguar jetike në menaxhimin e situatës me COVID-19.

Ai ka bërë të ditur se krahas disa masave që nuk ndryshojnë, është vendosur që duke filluar nga 27 shtatori, në kafene mund të shërbeheni në hapësirat e jashtme nëse s’jeni të vaksinuar, por jo brenda.

“Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë”, tha Vitia.

Masat e reja:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njëjtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njëjtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlen për ambientet e jashtme të gastronomisë.

– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Ndërsa, deri më tani për dy javë shkollat dhe çerdhet kanë qenë të mbyllura, ndërsa gastronomisë i është lejuar të shfrytëzoj vetëm hapësirat e jashtme.

The post Nga e hëna nuk mund të hyni në kafene nëse s’jeni vaksinuar, jashtë po appeared first on Prizreni Sot.

Masa të reja nga e hëna, ministri Vitia mbledh sot kryetarët e komunave
Përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës do të takohen sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar rreth masave të reja anti-COVID.

Këtë për Express e ka konfirmuar drejtori i ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi.

“Sot në orën 14:00 do të takohemi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia”, ka deklaruar Ibrahimi.

Ndryshe, Vitia të mërkurën derisa po raportonte në Komisionin për Shëndetësi, deklaroi se nga data 27 shtator, të gjithë personat që duan të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve të gastronomisë, duhet të kenë certifikatën e vaksinimit.

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, ka deklaruar Vitia.

Po ashtu, Vitia tha se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar që masat për shkollat të vazhdohen.

“Rekomandimet e IKSHPK-së kanë qenë që shkollat duhet të ndërpriten dhe kjo të vazhdohet. Por, jemi duke vazhduar që të bëjmë maksimumin që të respektohen rekomandimet që të merren masat tjera që nuk e dëmtojnë procesin arsimor. Por ne duhet të jemi koshient për rrezikun kur të hapen shkollat, mbi 50 raste kanë qenë fëmijë që nuk kanë qenë të infektuar më herët me rastin Delta. Sistemi arsimor është më i afektuari nga pandemia. Jemi duke diskutuar edhe me MASHTI-n edhe UNICEF-it, ju bëjmë thirrje të vaksinohen edhe prindërit që kur t’i hapim shkollat të mos ketë nevojë të mbyllet, kur të paraqiten raste në shkolla”, ka deklaruar Vitia

The post Masa të reja nga e hëna, ministri Vitia mbledh sot kryetarët e komunave appeared first on Prizreni Sot.

Vitia prezanton masat e reja, thotë se mund të ndryshohen brenda këtyre dy javëve
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar të gjitha masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër.

Vitia përmes një konference për media tha se këto masa mund të ndryshojnë edhe gjatë kohës sa janë në fuqi, varësisht nga situata në terren.

“Pas shumë diskutimeve është vendosur të vazhdojnë edhe dy javë të tjera, një pjesë do të shtohen ashtu siç kemi paralajmëruar në vendim. Aktiviteti mësimor në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar, duke përfshirë edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe të qëndrimit ditor pezullohet deri me datë 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar.Për familjet me fëmijë të regjistruar në institucione parashkollore dhe me dy prindër të punësuar (ose qe ka vetëm një prind dhe ai prind është i punësuar), njëri prind lirohet nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë gjatë periudhës 13 – 26 shtator 2021 “, tha Vitia.

Tutje ai tha se nuk do të hiqet ora policore dhe se kufizimi i qytetarëve do të vazhdojë nga ora 22 deri në ora 5.

“Studentët për regjistrim në konvikt duhet të paraqesin testin ose kartelën e vaksinës. Institucionet publike dhe private deri më 26 shtator obligohen që në punë të paraqitet vetëm stafi esencial. Kufizimi i qytetarëve vazhdon nga ora 22 deri në ora 5. Biblotekat lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 30 përqind të hapsirës”, shtoi Vitia.

Ai tha se të gjitha këto masa mund të ndryshohen varësisht nga situata në terren, edhe gjatë periudhës sa janë në fuqi, mund të lirohen apo të forcohen.

The post Vitia prezanton masat e reja, thotë se mund të ndryshohen brenda këtyre dy javëve appeared first on Prizreni Sot.

Arben Vitia tregon se këtë javë do të rishikohen masat Anti-COVID pas paraqitjes së rasteve me variantin Delta
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të rishikohen masat e marra kundër COVID-19.

Vitia në adresimin e tij për media pas vaksinimit kundër COVID-19, ka thënë se do të flasin me ekspertët për gjendjen me pandeminë.

“Është shtyrë për pak kohë për të biseduar me ekspertët për shkak të paraqitjes së variantit Delta. Ky është një shqetësim i yni se ka edhe shumë vende pavarësisht që procesi i vaksinimit ka shkuar mirë, po e përmendi Britaninë ku një pjesë e mirë është vaksinuar, tani dominon varianti Delta dhe ka shumë qytetarë të vaksinuar. Por të gjithë ata që janë vaksinuar janë me simptoma jashtëzakonisht të lehta dhe i janë shmangur hospitalizimit. Rishikimi do të bëhet gjatë kësaj jave. Do të flitet me ekspertë. Në momentin kur marrin rekomandimin e ekspertëve përmes mediave do t’i njoftojmë të gjithë qytetarët”, ka shtuar ai.

Vitia është shprehur se një valë e re e COVID-19 mund të jetë e pashmangshme, andaj edhe sipas tij qytetarët duhet të vaksinohen kundër këtij virusi.

“Vjeshta duhet të na gjejë me sa më shumë qytetarë të vaksinuar. Edhe nëse paraqitet një valë e re deri në vjeshtë, që sipas ekspertëve po thuajse është e pashmangshme, vetëm të vaksinuar e ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit. Ky variant është i pranishëm edhe në vendin tonë. Në pandemi vaksina është shpëtimi ynë. Prandaj ju bërë thirrje të mos keni as hezitimin më të vogël”, ka deklaruar ai.

Vitia ka ftuar qytetarët që të vaksinohen edhe me vaksinën AstraZeneca, duke thënë se vendi ka në dispozicion vetëm vaksina të aprovuara

The post Arben Vitia tregon se këtë javë do të rishikohen masat Anti-COVID pas paraqitjes së rasteve me variantin Delta appeared first on Prizreni Sot.

Vitia aprovon kërkesën për heqjen e orës policore
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është duke mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, ku po diskutohet gjendja me pandeminë COVID-19 dhe masat e reja

Sipas burimeve  brenda këtij takimi, ministri Vitia ka aprovuar kërkesën e kryetarëve të komunave të Kosovës për heqjen e kufizimit të lirisë së lëvizjes që është nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Përveç hejqes së kufizimit të lirisë së lëvizjes, do të ketë edhe lehtësira që kanë ndikim në zhvillim ekonomik lokal.

Këto propozime nga mbledhja e sotme, pritet të votohen më pas nga Qeveria e Kosovës.

The post Vitia aprovon kërkesën për heqjen e orës policore appeared first on Prizreni Sot.

Arben Vitia nënshkruan Udhëzimin Administrativ për vaksinat anti-Covid
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2015, Autorizimi për Marketing për Produktet Medicinale, që i hap rrugë sjelljes së vaksinave anti-Covid në Kosovë

Udhëzimi është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky udhëzim u mundëson palëve kontraktuale që të marrin me kush ose emergjent Autorizim Marketingun për vaksinat kundër Covid-19, duke përjashtuar dispozitat e Udhëzimit Administrativ 01/2015. Ky i fundit në Nenin 6 përcakton që AM lëshohet me kusht që çdo person juridik apo koorporatë duhet të ketë të regjistruar biznesin në Republikën e Kosovës.

Këtë nen e ka përjashtuar UA i ri i cili vlen vetëm për vaksinat kundër Covid-19.

“Aplikuesi duhet të dorëzojë në AKPPM kërkesën me dokuemtat e përcaktuara në marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë apo një organi tjetër publik dhe palës kontraktuale, për autorizim për marketing të kushtëzuar apo emergjent të lëshuar nga autoritetet rregullative: Agjencia Europiane e Barnave (EMA) apo Administrata për Barna dhe Ushqim e SHBA (FDA) për vaksinat kundër Covid-19”, thuhet në Nenin 22B.

Sipas këtij dokumenti, AM do të lëshohet brenda dy ditëve pune, ndërsa importi i vaksinave bëhet sipas legjislacionit në fuqi dhe kritereve të përcaktuara në marrëveshje në mes të MSH-së apo një organi tjetër publik, dhe palës kontraktuale për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

Edhe farmakovigjilenca e vaksinave bëhet poashtu sipas kritereve të përcaktuara në marrëveshje mes palëve.

Ky UA ka përjashtuar edhe dispozitat e Udhëzimit Administrativ për tarifat e shërbimeve të ofruara në AKPPM, si dhe dispozitat e Udhëzimit Administrativ 12/2013 Vendosja e Banderollave në Produktet Medicinale.

Udhëzimi Administrativ 01/2021 ka hyrë në fuqi ditën e djeshme më 19 prill. Ndryshimet janë bërë me kërkesë të kompanive ndërkombëtare të cilat prodhojnë vaksina, sikurse Pfizer dhe Biontech, të cilat nuk kanë pranuar të kenë përfaqësues në vendet ku dorëzohen vaksinat.

Më poshtë mund ta gjeni udhëzimin administrativ:

https://msh.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/04/Udhezim-Administrativ-01-2021Shendetesi-Nr.-01-2021per-ndryshimin-dhe-plotesimin-e-Udhezimit-Administrativ-Nr.-01-2015-Autorizimi-per-Marketing-per-Produkte-Medicinale.pdf

The post Arben Vitia nënshkruan Udhëzimin Administrativ për vaksinat anti-Covid appeared first on Prizreni Sot.

Kryetarët e Komunave tregojnë se çfarë i kërkuan ministrit Vitia: Na tha se 90 % të kërkesave do t’i marrë parasysh
Kryetarët e komunave sot kanë mbajtur një takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

Komunat po kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore, dhe largimin e masave të marra për gastronominë.

Ndërsa, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë bërë të ditur se ministri Vitia u ka thënë se rreth 90 për qind e rekomandimeve të tyre do të merren parasysh.

Njoftimi i plotë:

Kryetarët e Komunave sot kanë mbajtur një takim të organizuar nga Ministria e Pushtetit Lokal (MPL) dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH) lidhur me situatën pandemike.

Ky takim vjen pas takimit të djeshëm të Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës për të vlerësuar situatë e tashme pandemike nëpër komuna me virusin Covid-19 ku edhe ka dalë me rekomandimet e Komunave.

Takimin e hapi Ministri i MPL-së z.Elbert Krasniqi ndërsa për qëllimin e takimit foli Ministri i MSH-së z.Arben Vitia i cili tha se duam të konsultohemi më Kryetarët e Komunave lidhur me masat e tashme dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës z.Imri Ahmeti në fjalën e tij informoi dy ministrat për takimin e Këshillit të Kryetarëve.

Kryetari Ahmeti tha se  dje gjithë Kryetarët e Komunave janë dakorduar që të dilet me këto rekomandime:  1. Qeveria të ketë prioritet vaksinimin e popullatës, 2. Komunat kërkojnë dhe rekomandojnë heqjen e orës policore, 3. Komunat rekomandojnë dhe kërkojnë që masat ndaj gastronomisë të tërhiqen dhe kërkojnë që gastronomia të zbatojë udhëzimet për distancën fizike edhe përmes tavolinave, 4. Komunat kërkojnë që të amandamentohet Ligji mbi Pandeminë, 5. Kërkohet nga Qeveria zbatimi i pakos së fundit të përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me një pako të re përkrahëse, 6. Të ketë bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve në mes nivelit qendror dhe lokal në ruajtjen e shëndetit publik dhe ekonomik, 7. Bashkëpunimi në mes inspektoratit qendror dhe atij lokal nuk është në nivelin e duhur. Ky bashkëpunim duhet të fuqizohet në zbatim të masave në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.

Ministri i MSH-së z.Arben Vitia tha se duhet të kemi kujdes në gjithë hapat meqë situata është mjaft serioze, prandaj duhet një bashkëpunim dhe koordinim mes të gjithë akterëve në mënyrë që  të ruajmë shëndetin publik por të mos dëmtojmë as sektorët e ekonomisë.

Ministri Vitia tha se beson që 90 për qind e rekomandimeve që kanë nxjerr Asociacioni i Komunave të Kosovës në takimin me Këshillin e Kryetarëve do të merren parasysh në vendimet për masat e ardhshme.

Në këtë takim kanë diskutuar edhe Kryetarët e Komunave ku kanë mbështetur rekomandimet e Këshillit të Kryetarëve, gjithnjë duke ruajtur shëndetin publik, duke respektuar masat por pa dëmtuar sektorët e caktuar të ekonomisë.

The post Kryetarët e Komunave tregojnë se çfarë i kërkuan ministrit Vitia: Na tha se 90 % të kërkesave do t’i marrë parasysh appeared first on Prizreni Sot.

A do të ketë masa të reja? Flet Arben Vitia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë sot se janë duke e bërë një vlerësim të përgjithshëm të  situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për çfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunat.

Vitia në takimin virtual me kryetarët e komunave kërkoi që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave të cilat janë fuqi.

“Ministri Vitia në këtë takim kërkoj që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave të cilat janë fuqi. Ai po ashtu tregoi që është duke u bërë një vlerësim i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për çfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me komunat”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të komunave të Kosovës.

Ndryshe, në këtë njoftim u bë e ditur se procesi i vaksinimit do të filloj të martën në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.

“Me arritjen e kontingjenti të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha”.

The post A do të ketë masa të reja? Flet Arben Vitia appeared first on Prizreni Sot.