Arsimi Archives - Prizreni Sot

58 mijë nxënës më pak në një dekadë; Arsimi i mesëm po “braktiset” nga pamundësitë ekonomike dhe emigracioni
Shifrat për regjistrimet në vitin shkollor 2023-2022 zbuluan se gjithnjë e më shumë studimet në arsimin e mesëm po braktisen nga emigracioni dhe integrimi i hershëm në tregun e punës.

Të dhënat e fundit të INSTAT zbuluan se këtë vit shkollor regjistrimet në arsimin e mesëm shënuan rënie mbi 7.4 % për qind, gati dyfishi i rënies në arsimin 9 vjeçar.

Në vitin shkollor 2022-2023 kishte gjithsej 95.8 mijë të regjistruar në arsimin mesëm, nga 154 mijë në vitin 2012, me një rënie prej 38%, ose 58.5 mijë nxënës më pak. (shih grafikun: Ecuria e regjistrimit te nxënësve ne arsimin e mesëm 1991-2022)

Faktorët që kanë çuar në rënien nxënësve në shkollat e mesme më shumë se sa lindjet e ulëta janë ndikuar nga faktorët emigrimit dhe integrimi më i hershëm në tregun e punës.

Regjistrimet në arsimin 9-vjecar që ndikohen më shpejt nga rënia e lindjeve, vitin e kaluar kanë shënuan rënie me 3 për qind.

Rënia e regjistrimeve në arsimin e mesëm po ndikohet negativisht nga a faktorë komplekse, ku mbizotëron largimi i grup-moshave nën 18 vjeç nga vendi. Vitin e kaluar një kanal i ri emigracioni me gomone për në Britaninë e Madhe, nxiti emigracionin e të rinjve, të pashoqëruar me familje. Gjithashtu presionet në tregun e punës janë rritur nga mungesa e punonjësve kështu që shumë të rinj të joshur nga ofertat në tregun e punës, po mënjanojnë arsimin e mesëm.

Një studim i fundit i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se Shqipëria ka përqindjen më të madhe të braktisjes së hershme të arsimit në Rajon.

Të dhënat krahasuese tregojnë se në vitin 2021 gati 17 për qind e popullsisë së moshës 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim dhe as në trajnim. Kjo përqindje e lartë e 20 vjeçarëve pa asnjë angazhim në arsim ishte gati tre herë më e lartë se mesatarja europiane. Në Bosnje vetëm 4.7% e të rinjve 18-24 vjeç nuk ishin as në arsim as në trajnim, në Malin e Zi, 6.7% në Maqedoninë e Veriut 4.6% dhe në Serbi 6.2%.

Numri i atyre që largohen herët nga arsimi ka rënë në shumicën ekonomive të Ballkanit Perëndimor në 2021 dhe kryesisht mbetet nën mesataren e BE-së (9.7% në 2021), përveçse në Shqipëri ku fenomeni mbetet i lartë dhe me rritje në krahasim me vitin 2020.

Megjithëse të gjithë vendet e Ballkanit vazhdojnë përpjekjet për të përmirësuar programet e arsimit në nivelin e mesëm të lartë dhe të lartë, pjesëmarrja e të rriturve në arsim dhe trajnim mbetet e ulët në të gjithë rajonin.

Në Serbi, 4.8% e popullsisë se moshës 24-65 vjeç mori pjesë në trajnim në vitin 2021, që është shkalla më e lartë e pjesëmarrjes në rajon, pavarësisht se ende mbetet prapa BE- së (10.8%), ndërsa në vendet e tjera është shumë e ulët.

Mungesa e mundësive për arsimim e të rriturve dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës ndikon në punësim dhe për rrjedhojë në mundësi më të mira për punësim në popullatën e rritur.

Mungesa e të mësuarit në vazhdimësi pengon rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe adoptimin e modeleve të reja të zhvillimit, përhapjen e teknologjisë dhe zhvillimin ekonomik duke u kujdesur për mjedisin./B.Hoxha

The post 58 mijë nxënës më pak në një dekadë; Arsimi i mesëm po “braktiset” nga pamundësitë ekonomike dhe emigracioni appeared first on Prizreni Sot.

Opozita e Prizrenit me akuza për ndikime politike në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka anuluar konkursin për zgjedhjen e drejtorëve të 30 shkollave, me arsyetimin se aplikantëve u kanë munguar dokumentet e caktuara. Por opozita përsëritjen e konkursit po e sheh si kalkulim politik të pushtetarëve, derisa shoqëria civile ka bërë thirrje për proces më transparent

Anulimi i konkursit për zgjedhjen e drejtorëve të 30 shkollave në Komunën e Prizrenit, si dhe rishpallja e tij nga opozitarët po cilësohet si kalkulim politik i qeverisjes komunale.

Por, sipas udhëheqësve të Drejtorisë së Arsimit, këto pretendime nuk janë të qëndrueshme, pasi thonë ata, konkursi për zgjedhjen e drejtorëve në 30 shkolla është anuluar për shkak të dokumenteve të pakompletuara të kandidatëve. Zyrtarët e kësaj drejtorie kanë bërë të ditur se për të respektuar legjislacionin në fuqi, është hapur sërish procesi i rekrutimit për drejtorët e shkollave.

Kuvendari nga radhët e LDK-së, Haziz Hodaj, në rrjetet sociale ka shprehur qëndrimin se përsëritja e konkursit është pjesë e kalkulimeve politike, që e dëmton arsimin.

“Përsëritja e konkurseve për kalkulime politike është edhe një sinjal shtesë se shkolla jonë nuk është gjë tjetër veçse një laborator eksperimentesh e që rezultatet e këtyre eksperimenteve janë sa dëshpëruese, po aq edhe alarmante”, ka shkruar Hodaj.

Drejtoresha komunale e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, gjatë një konference për media ka mohuar pretendimet për kalkulime politike në procesin për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave.

“Nuk ka kalkulime politike, por ka mungesë të dokumenteve, ndoshta edhe krejt të thjeshta, mirëpo që nuk është e kompletuar dhe që nuk ia jep të drejtën aplikantit të vazhdojë tutje me procesin. Përtej kësaj unë i ftova dhe po i ftoj prapë njerëzit që të aplikojnë. Ata të cilët kanë dilema, kanë të drejtë që të kërkojnë qasje në dokumente dhe qasja në dokumente i lejohet secilit, kështu që nuk ka asnjë kalkulim politik”, ka thënë ajo.

Lidhur me kërkesat e shoqërisë civile që procesi të jetë i hapur prej fillimit, drejtoresha ka theksuar se komisioni përkatës është përgjegjës për shqyrtimin e dokumenteve.

“Kurse për reagimet të cilat i kanë bërë, mendoj se duhet të ketë një bazë të qëndrueshme për të reaguar diku. Procesi është shumë transparent, ju garantoj edhe njëherë se nuk ka asnjë kalkulim. Po të kishte kalkulime, 30 shkolla nuk do të shkonin në rishpallje”, ka deklaruar zyrtarja e lartë komunale.

Konkursi për zgjedhjen e drejtorëve të mbi 30 shkollave të Komunës së Prizrenit ishte shpallur më 19 prill 2022, derisa afati për aplikim ka qenë nga data 19 maj, deri më datën 26 maj 2022. Opozita prej kohësh ka shprehur shqetësimin për përbërjen e komisioneve përzgjedhëse, derisa ekzekutivi është zotuar për proces të rregullt dhe pa ndikime politike.

The post Opozita e Prizrenit me akuza për ndikime politike në zgjedhjen e drejtorëve të shkollave appeared first on Prizreni Sot.

PDK në Prizren reagon për kapjen dhe degradimin e arsimit nga kryetari Haskuka
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren reagon ndaj mënyrës së kthimit të dy zëvendësdrejtorëve të larguar më parë përmes zarfeve, pa konkurs, në pozitën si ushtrues detyre, përsëri pa konkurs, nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, që përbën një skandal në vete.

Emërimi i Hysamendin Beshit si ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit në shkollën fillore “Lekë Dukagjini”, pas largimit prej 8 muajsh nga e njëjta pozitë, përbën një rast të veçantë amatoresk, që s’ka ndodhur ndonjeherë në arsimin prizrenas, madje as gjatë kohës së viteve të ’90-ta.

Në këtë rast shtrohet pyetja se përse Haskuka e largoi pa ndonjë arsyetim dhe si e pranoi prapë të njëjtin njeri në të njëjtën pozitë, pa ndonjë konkurs?

Rast i ngjashëm është edhe ai i emërimit të Hamdi Fazliut në pozitën e u.d të zv/drejtorit në gjimnazin “Remzi Ademaj”, të cilin para një viti me rekomandimin e drejtorit të gjimnazit “Gjon Buzuku”, Haskuka e kishte larguar nga pozita e njëjtë në atë shkollë.

Këto raste përbëjnë shkelje, të cilat duhet t’i trajtojë Prokuroria në Prizren, bashkë me shumë shkelje të tjera, sikur në rastin e aktakuzës tashmë të ngritur ndaj drejtoreshës së Arsimit, Xhemile Vezgishit!

PDK i’a bën me dije opinionit se në vazhdën e shkeljeve të shumëfishta janë edhe mbajtja e jashtëligjshme e pozitës së ushtruesit të detyrës së drejtorit, ku në këto shkolla, disa herë ka tejkalim të afatit të paraparë ligjor për këto pozita.

Për të ardhur keq është forma se si tash Haskuka po i riciklon kuadrot e ish-Kryetarit, Ramadan Muja, të cilët për t’i ruajtur pozitat kanë bërë fizkulturë duke kaluar nga PDK në NISMA, kur ky subjekt e kishte Drejtorinë e Arsimit.

Këto dhe shumë e shumë raste të tjera dëshmojnë për amatorizëm, mosrespektim të ligjit, si dhe kapje të Komunës së Prizrenit nga Haskuka dhe axhami qeverisja e tij. PDK nuk habitet për veprime të tilla të Haskukës, pasi ato tashmë janë të përditshme e gërditëse, por se si në këto raste nuk ka ndonjë reagim nga MASHT-i apo lideri i VV-së, Alibin Kurti, që sa ishte në opozitë ka kritikuar rivalët për kapjen e institucioneve.

The post PDK në Prizren reagon për kapjen dhe degradimin e arsimit nga kryetari Haskuka appeared first on Prizreni Sot.

Mbi 1 mijë e 200 nxënës e mësimdhënës u infektuan me COVID-19 për tri javë në Kosovë
Në një periudhë trejavore, përkatësisht nga 15 marsi deri më 2 prill, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 532 mësimdhënës dhe 712 nxënës të infektuar me koronavirusin e ri.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

“Këto të dhëna merren nga Drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa të dhënat e sakta i posedon vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) “, thuhet në përgjigjje të kabinetit të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, për Radion Evropa e Lirë.

Në institucionet e arsimit parauniversitar dhe atij universitar në Kosovë, aktiviteti mësimor, nga 12 prilli, është duke u zhvilluar në formatin online. Ky vendim është marrë nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Nxënësit nga klasat një deri në pesë, aktivitetin mësimor po e zhvillojnë me prani fizike në shkolla. Ndërkaq, institucionet parashkollore do të vazhdojnë aktivitetin normalisht, duke i respektuar masat dhe rekomandimet kundër COVID-19.

Mësimdhënësit në Kosovë po kërkojnë nga institucionet shëndetësore që të futën në listën me prioritet për vaksinimin kundër COVID-19, për shkak të siç thonë ata, rrezikshmërisë për t’u infektuar, por edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor në nivel të duhur.

Në përgjigjje të ministrisë së Arsimit, thuhet se “ministrja Nagavci e ka bërë të qartë se kjo do të trajtohet me prioritet dhe për këtë çështje është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. Do shikohet që prioritet t’u kushtohet mësimdhënësve me sëmundje kronike dhe atyre në moshë më të shtyer”.

Sa i përket vendimit rreth mënyrës se si do të mbahet mësimi javën e ardhshme, ministrja Nagavci ka thënë se vendimi do të merret varësisht nga rekomandimet e organeve kompetente, por edhe në dakordim me të gjitha drejtoritë komunale.

The post Mbi 1 mijë e 200 nxënës e mësimdhënës u infektuan me COVID-19 për tri javë në Kosovë appeared first on Prizreni Sot.

Nga 22 marsi, gjitha proceset arsimore do të jenë në pushim 1-javor
Nga 22 marsi i gjithë niveli arsimor do të jetë në pushim. Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, pas një takimi që ka mbajtur me përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe IKSHPK-së, raporton Ekonomia Online.

“Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur në disa konkluzione që ditën e nesërme do ti analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara”, tha ai.

Zemaj tha këto masa nuk vlejnë edhe për mësimin parafillor.I pyetur nwse ka dalë situata jashtë kontrollit Zemaj tha se situata është e menaxhueshme.

“Situata është e menaxhueshme dhe po përballemi mirë me këtë situatë, kemi numër të madh të të testuarve dhe kemi një mesatare diku 15-16 vetëm deri diku ka qenë 22%, dhe janë normale”, tha Zemaj./EO

The post Nga 22 marsi, gjitha proceset arsimore do të jenë në pushim 1-javor appeared first on Prizreni Sot.